{"id":919,"date":"2021-03-16T21:29:05","date_gmt":"2021-03-16T21:29:05","guid":{"rendered":"http:\/\/fml.al\/?p=919"},"modified":"2021-03-17T13:24:29","modified_gmt":"2021-03-17T13:24:29","slug":"lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/","title":{"rendered":"Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-921\" src=\"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg\" alt=\"rama-copy\" width=\"835\" height=\"500\" srcset=\"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg 835w, http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy-300x180.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 835px) 100vw, 835px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Fushata elektorale tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb start edhe zyrtarisht. Partit\u00eb politike, ashtu si dhe m\u00eb par\u00eb, i filmojn\u00eb vet\u00eb aktivitetet e tyre dhe ua d\u00ebrgojm\u00eb imazhet mediave p\u00ebr ti transmetuar.<\/p>\n<p>Situata mund t\u00eb konsiderohet surreale. Institucionet qeveritare, nga vet\u00eb kryeministria, ministrit\u00eb, bashkit\u00eb, institucione vart\u00ebse t\u00eb tyre, dhe padyshim partit\u00eb politike, i prodhojn\u00eb vet\u00eb lajmet, intervistat dhe tekstin e informacionit dhe ua d\u00ebrgojn\u00eb ato mediave.<\/p>\n<p>Ato q\u00eb konsiderohen si zyra shtypi, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb redaksi lajmesh.<\/p>\n<p>Organizata Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb, ndan me ju sot k\u00ebt\u00eb studim mbi fenomenin e lajmeve t\u00eb gatshme, p\u00ebrmes monitorimit t\u00eb tri mediave komb\u00ebtare vizive dhe intervistimit t\u00eb mbi 60 gazetar\u00ebve dhe redaktor\u00ebve.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Ky grant \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar nga \u2018Programi i shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn\u2019, financuar nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Norvegjis\u00eb dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar p\u00ebr Shoq\u00ebri Civile (KCSF) n\u00eb partneritet me Partner\u00ebt Shqip\u00ebri p\u00ebr Ndryshim dhe Zhvillim (PA). P\u00ebrmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Norvegjis\u00eb dhe Partner\u00ebve Shqip\u00ebri p\u00ebr Ndryshim dhe Zhvillim (PA).<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmbledhje<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pikun e val\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb krijuar nga coronavirusi n\u00eb vitin 2020, gazetar\u00ebt q\u00eb raportonin nga spitalet \u201cCovid 19\u201d nuk afroheshin dot m\u00eb shum\u00eb nga sa e lejonte nj\u00eb shirit i policis\u00eb, q\u00eb sh\u00ebnonte perimetrin e siguris\u00eb. Por, nj\u00eb dit\u00eb, kryeministri Edi Rama lajm\u00ebroi n\u00eb faqen e tij n\u00eb rrejtet sociale: \u201cNes\u00ebr do t\u00eb ndiqni pamje ekskluzive nga vija e par\u00eb e zjarrit\u201d. T\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb nj\u00eb kanal n\u00eb Facebook, i quajtur ERTV u shfaq nj\u00eb reportazh televiziv nga brenda Spitalit Infektiv n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Pacient\u00ebt e intervistuar nga gazetar\u00ebt e ERTV tregonin se ishin t\u00eb k\u00ebnaqur me sh\u00ebrbimet n\u00eb spital dhe falenderonin mjek\u00ebt. Thuajse t\u00eb gjitha televizionet informative, e lidh\u00ebn transetimin e tyre me televizonin \u201cERTV\u201d, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt e referuan reportazhin n\u00eb edicionet informative. ERTV \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmedia\u201d shum\u00eb e referuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo ka ekskluzivitetin e t\u00eb gjitha takimeve qeveritare, vizitave dhe konferencave ku merr pjes\u00eb kryeministri. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ckanal televiziv\u201d i zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit, q\u00eb prodhon materiale ekskluzive p\u00ebr aktivitetin dhe promovimin e qeverisjes, t\u00eb cilat m\u00eb pas publikohen edhe nga mediat e tjera. Nj\u00eb lajm televiziv, prodhuar nga ERTV, e m\u00eb pas transmetuar\u00a0nga media t\u00eb tjera, tregonte p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb La\u00e7 q\u00eb flinte n\u00eb \u00e7ad\u00ebr me familjen e tij, pasi i ishte shembur sht\u00ebpia nga t\u00ebrmeti. Kur tend\u00ebn e tij e vizitoi kryeministri, ai ishte kaq shum\u00eb i lumturuar sa tha: \u201cEdhe sikur t\u00eb mos ma nd\u00ebrtosh sht\u00ebpin\u00eb, nuk dua t\u2019ia di. M\u00eb mjafton q\u00eb m\u00eb erdhe ti k\u00ebtu\u201d. https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=4ta8vUCpAPg Situata mund t\u00eb konsiderohet surreale. Institucionet qeveritare, duke filluar nga kryeministria, ministrit\u00eb, bashkit\u00eb, institucione vart\u00ebse t\u00eb tyre, dhe partit\u00eb politike, i prodhojn\u00eb vet\u00eb filmimet, intervistat dhe tekstin e informacionit dhe ua d\u00ebrgojn\u00eb ato mediave. Ato q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb zyrat e marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun, tashm\u00eb mund t\u00eb konsiderohen si redaksi t\u00eb mir\u00ebfillta lajmesh. Kjo praktik\u00eb, nisi si nj\u00eb \u201chistori suksesi bashk\u00ebpunimi\u201d rreth 15 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb koh\u00eb fushatash elektorale, kur media pranonte materiale t\u00eb gatshme t\u00eb partive politike, pasi nuk mund t\u2019i mbulonte dot t\u00eb gjitha takimet e kandidat\u00ebve. Ajo u \u00e7imentua vit pas viti, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb kontrolluarit t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb informacionit q\u00eb buron nga partit\u00eb dhe institucionet e larta qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Praktika e materialeve t\u00eb gatshme mediatike, kryesisht n\u00eb televizione, e ka ngushtuar shum\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb medias, si dhe ka c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb profesionalizmin e gazetar\u00ebve. Ajo c\u00ebnon parimet e paanshm\u00ebris\u00eb, verifikimit dhe sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb lajmit, q\u00eb jan\u00eb parime universale dhe themelore p\u00ebr gazetar\u00ebt. Mediat b\u00ebjn\u00eb lajme me nj\u00eb burim, madje pa shkuar as n\u00eb vendin e ngjarjes, pa verifikuar deklaratat dhe pa investiguar mbi to, p\u00ebrmes pyetjeve q\u00eb mund t\u2019u b\u00ebhen zyrtar\u00ebve. Kjo, pasi gazetar\u00ebt nuk informohen p\u00ebr vendin dhe koh\u00ebn e zhvillimit t\u00eb aktivitetit dhe nuk e kan\u00eb t\u00eb mundur ta ndjekin at\u00eb. Televizionet transmetojn\u00eb thuajse t\u00eb nj\u00ebjtat lajme nga aktivitetet e qeveris\u00eb dhe institucioneve vart\u00ebse t\u00eb saj, si dhe aktivitetet e partive politike, duke dh\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin informacion, t\u00eb nj\u00ebjtin tekst dhe t\u00eb nj\u00ebjtat prononcime t\u00eb zyrtar\u00ebve. Praktika e \u201ckasetave t\u00eb gatshme\u201d \u00ebsht\u00eb kritikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga komuniteti i gazetar\u00ebve dhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si zyra e Organizat\u00ebs p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Bashk\u00ebpunimin Europian n\u00eb Tiran\u00eb. Por, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, kjo praktik\u00eb erdhi duke u p\u00ebrsosur dhe zgjeruar.<\/p>\n<p>Konkluzione<\/p>\n<p>Nga intervistat dhe opinionet q\u00eb ne u mor\u00ebm redaktor\u00ebve dhe gazetar\u00ebve, q\u00ebndor\u00eb dhe lokal\u00eb, rezulton se: Gazetar\u00ebt, n\u00eb rreth 40% t\u00eb rasteve, thon\u00eb se nuk informohen fare p\u00ebr koh\u00ebn dhe vendin e zhvillimit t\u00eb nj\u00eb aktiviteti t\u00eb kryeministrit, ministrave, apo zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore dhe partiak\u00eb. Materiali u shkon i gatsh\u00ebm, pasi aktiviteti ka p\u00ebrfunduar. Gazetar\u00ebt, n\u00eb rreth 60 % t\u00eb rasteve, thon\u00eb se informohen pak minuta p\u00ebrpara se aktiviteti t\u00eb zhvillohet, duke u informuar mbi adres\u00ebn se ku ata mund ta ndjekin drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Gazetar\u00ebt, n\u00eb mbi 90% t\u00eb raste thon\u00eb se nuk lejohen t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto aktivitete edhe kur arrijn\u00eb t\u00eb informohen p\u00ebr zhvillimin e tyre. Gazetar\u00ebt, n\u00eb thuajse 100 % t\u00eb rasteve, mendojn\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb akvitet qeveritar, lajmi do t\u00eb ishte duksh\u00ebm ndryshe, n\u00ebse do ta ndiqnin vet\u00eb aktivitetin, dhe nuk do t\u2019i referoheshin materialit q\u00eb vjen i gatsh\u00ebm nga zyrat e shtypit. Gazetar\u00ebt, n\u00eb 100% t\u00eb rasteve, mendojn\u00eb se lajmet q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb gatshme nga zyrat e shtypit, m\u00eb shum\u00eb se sa lajme, jan\u00eb materiale promocionale p\u00ebr zyrtar\u00ebt apo institucionet.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt, n\u00eb 100% t\u00eb rasteve, mendojn\u00eb se kjo praktik\u00eb ka d\u00ebmtuar profesionalizmin e tyre dhe ka d\u00ebmtuar besueshm\u00ebrin\u00eb e qytetar\u00ebve tek media.<\/p>\n<p>Metodologjia<\/p>\n<p>Projekti monitoroi, gjat\u00eb nj\u00eb periudhe 2 mujore, Mars \u2013 Prill 2020, tri televizione komb\u00ebtare RTSH, Klan dhe Top Channel, p\u00ebr t\u00eb verifikuar intensitetin e lajmeve t\u00eb gatshme q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb edicionet e lajmeve. Nga monitorimi q\u00eb iu b\u00eb k\u00ebtyre mediave, rezultoi nj\u00eb mbulim realitivisht intensiv i aktiviteteve me prodhime televizive t\u00eb gatshme. TV Klan transmetoi 612 lajme t\u00eb prodhuara me materiale t\u00eb gatshme t\u00eb ardhura nga zyra e shtypit e qeveris\u00eb, ministrive, Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, opozit\u00ebs dhe institucioneve t\u00eb tjera. Top Channel transmetoi 158 lajme t\u00eb prodhuara me materiale t\u00eb gatshme t\u00eb ardhura nga zyra e shtypit e qeveris\u00eb, ministrive, Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, opozit\u00ebs dhe institucioneve t\u00eb tjera. TVSH transmetoi 73 lajme t\u00eb prodhuara me materiale t\u00eb gatshme t\u00eb ardhura nga zyra e shtypit e qeveris\u00eb, ministrive, Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, opozit\u00ebs dhe institucioneve t\u00eb tjera. U intervistuan 18 redaktor\u00eb lajmesh dhe gazetar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar marr\u00ebdh\u00ebnien e medias me institucionet. U organizuan 5 fokus \u2013 grupe, ku mor\u00ebn pjes\u00eb rreth 60 gazetar\u00eb t\u00eb mediave lokale dhe korespondent\u00eb t\u00eb mediave q\u00ebndrore, n\u00eb 6 qarqe t\u00eb vendit: Kuk\u00ebs, Shkod\u00ebr, Elbasan, Vlor\u00eb, Kor\u00e7\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar raportet e medias me pushtetin vendor dhe raportimin e lajmeve q\u00eb lidhen me aktivitete ku marrin pjes\u00eb zyrtar\u00eb q\u00ebndror\u00eb.<\/p>\n<p>Redaktor\u00ebt dhe gazetar\u00ebt u pyet\u00ebn n\u00ebse ata njoftohen paraprakisht p\u00ebr aktivitetet q\u00eb organizon apo merr pjes\u00eb kryeministri. U pyet\u00ebn n\u00ebse lejohen t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto aktivitete, edhe kur arrijn\u00eb t\u00eb ken\u00eb informacion mbi organizimin e k\u00ebtyre aktiviteteve? U k\u00ebrkua t\u00eb m\u00ebsohet prej tyre, se sa profesionale mendojn\u00eb ata se jan\u00eb lajmet q\u00eb prodhohen nga materialet e gatshme q\u00eb u shkojn\u00eb nga zyrat e shtypit t\u00eb institucioneve. Organizata rezervohet n\u00eb publikimin e emrave t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gazetar\u00ebve, p\u00ebr shkak se disa prej tyre mendonin se nj\u00eb reklamim i mendimit t\u00eb tyre mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme me drejtuesit e medias ku ata punojn\u00eb.<\/p>\n<p>Monitorimi i televizoneve 843 lajme q\u00eb rezultuan se ishin nd\u00ebrtuar mbi burimet e informacionit dhe filmimet e prodhuara nga zyrat e shtypit t\u00eb instituconeve publike dhe partive politike, u analizuan nga ekspert\u00eb t\u00eb medias mbi p\u00ebrmbajtjen e tyre dhe standardet profesionale. Nga analiza q\u00eb iu b\u00eb lajmeve, rezulton se ato p\u00ebrmbajn\u00eb vet\u00ebm informacione pozitive, me karakter promovues p\u00ebr insitucionin dhe titullarin e tij. Rreth 60% e k\u00ebtyre lajme tregojn\u00eb inspektime t\u00eb pun\u00ebve publike nga kryeministri, ministrat apo kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Duke qen\u00eb se monitorimi u krye gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb prej k\u00ebtyre lajmeve jan\u00eb reagime apo deklarata t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, si dhe deklarata apo q\u00ebndrime me karakter politik, si nga mazhoranca ashtu dhe nga opozita. Nuk p\u00ebrmbushin kriteret profesionale p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb transmetueshme. Jan\u00eb lajme me vet\u00ebm nj\u00eb burim. Nuk jan\u00eb lajme t\u00eb ekuilibruara. Nuk referohen t\u00eb gjitha pal\u00ebt e p\u00ebrmendura n\u00eb lajm, n\u00eb rastet kur aty adresohen akuza ndaj nj\u00eb pale tjet\u00ebr. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, filmimet jan\u00eb t\u00eb inskenuara n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Intervistimi dhe fokus grupet me gazetar\u00ebt<\/p>\n<p>18 redaktor\u00eb lajmesh dhe gazetar\u00eb si dhe rreth 60 gazetar\u00eb e korespondent\u00eb lokal\u00eb, dhan\u00eb mendimet e tyre p\u00ebrmes intervistave dhe diskutimeve n\u00eb fokus grupe mbi marr\u00ebdh\u00ebniet me zyrat e shtypit t\u00eb institucioneve q\u00ebndrore dhe lokale.<\/p>\n<p>A.M: Njoftohemi p\u00ebr nj\u00eb aktivitet t\u00eb kryeministrit, vet\u00ebm 15- 10 minuta para nisjes s\u00eb aktivitetit. Njoftimi vjen p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb WhatsApp. Duke qen\u00eb se aktivitetet e kryeministrit transmetohen n\u00ebp\u00ebrmjet ERTV-s\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve ato jan\u00eb regjistruar m\u00eb her\u00ebt, \u00e7far\u00eb e b\u00ebn t\u00eb pamundur ndjekjen e tyre. Ne si gazetar\u00eb nuk disponojm\u00eb agjend\u00ebn e Kryeministrit t\u00eb pakt\u00ebn dy dit\u00eb para. N\u00ebse nj\u00eb gazetar m\u00eb par\u00eb, i shfryt\u00ebzonte burimet e tij p\u00ebr t\u00eb zbuluar nj\u00eb lajm apo nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, sot ne gazetar\u00ebt i p\u00ebrdorim burimet p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar koh\u00ebn dhe vendin se kur organizohen aktivitetet e kryeministrit dhe agjend\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, n\u00eb vitet e fundit, po vepron edhe kryetari i opozit\u00ebs. E.Z: Nuk informohemi paraprakisht, por vetem disa minuta para. Kjo ndodh dhe kur ka vizita zyrtare t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Duhet t\u00eb konsumosh minimalisht 5 telefonata n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb m\u00ebsosh agjend\u00ebn ditore t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>E.K: Nuk informohemi p\u00ebr aktivitetet e kryeministrit dhe t\u00eb ministrave, p\u00ebrve\u00e7 rasteve t\u00eb rralla kur ne ftohemi n\u00eb konferenca shtypi. Njoftimet q\u00eb ne marrim jan\u00eb thuajse gjithmon\u00eb t\u00eb karakterit \u201cpas pak\u201d, ose \u201cn\u00eb or\u00ebn X, ndiqni n\u00eb Facebook k\u00ebt\u00eb ngjarje\u201d.<\/p>\n<p>E.GJ: Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e aktiviteteve zhvillohen me regji dhe TV-t\u00eb marrin sinjalin p\u00ebrmes frekuencave ose ERTVs\u00eb, kanalit televiziv t\u00eb kryeministrit n\u00eb FB. P\u00ebr mbledhjet partiake t\u00eb kryeministrit Rama me statusin e kreut t\u00eb PS-s\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb rasteve nuk ka njoftime.<\/p>\n<p>I.M: Ka shum\u00eb raste kur ne nuk informohemi paraprakisht dhe njoftimi vjen vet\u00ebm pasi aktiviteti \u00ebsht\u00eb kryer, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nga zyrat e shtypit dhe \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u hedhur n\u00eb mediat online, apo p\u00ebr t\u2019iu d\u00ebrguar redaksive me email.<\/p>\n<p>R.Z: P\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk njoftohemi, por edhe kur njoftohemi, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr aktivitete q\u00eb transmetohen n\u00eb llogarit\u00eb e zyrtar\u00ebve n\u00eb rrjetet sociale ku n\u00eb 90 % t\u00eb rasteve gazetetar\u00ebt nuk lejohen. Ose gazetar\u00ebt nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndjekin pasi marrin dijeni n\u00eb momentin kur aktiviteti ndodh. Pra nuk ka koh\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte pritet materiali i gatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>K.C: Aktivitetet e Kryeministrit njoftohen rrall\u00eb. Kryesisht vet\u00ebm pak minuta para se t\u00eb shfaqen n\u00eb ERTV. Kryetari i Partis\u00eb Demokratike i njoftonte p\u00ebrher\u00eb turet n\u00eb rrethe. Por tani as kjo parti nuk i njofton m\u00eb aktivitetet e kryetarit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>V.L: Jo, nuk njoftohemi. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shfaqen papritur Live n\u00eb Facebook, madje transmetohen edhe aktivitete q\u00eb jan\u00eb regjistruar m\u00eb par\u00eb dhe paraqiten sikur jan\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti.<\/p>\n<p>E.K: Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb njoftohemi dhe t\u00eb lejohemi n\u00eb aktivitete q\u00eb zhvillojn\u00eb zyrtar\u00ebt. Le te jen\u00eb edhe kamerat e tyre, t\u00eb filmojn\u00eb edhe ata dhe t\u2019i shp\u00ebrndajn\u00eb materialet e tyre. Por t\u00eb jemi edhe ne, dhe ne t\u00eb zgjedhim pastaj se k\u00eb material do t\u00eb marrim p\u00ebr transmetim.<\/p>\n<p>M.M: Thuajse asnj\u00ebher\u00eb ne si gazetar\u00eb lokal\u00eb t\u00eb mediave q\u00ebndrore nuk jemi njoftuar p\u00ebr ardhjen e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, duke filluar nga kryeministri. Ata vijn\u00eb, zhvillojn\u00eb aktivtete, i p\u00ebrgatisin vet\u00eb materialet dhe ua d\u00ebrgojn\u00eb redaksive dhe ne m\u00ebsojn\u00eb se n\u00eb qytetin ton\u00eb ka q\u00ebne nj\u00eb minist\u00ebr apo kryeministri, vet\u00ebm pasi shikojm\u00eb lajmet n\u00eb ekran.<\/p>\n<p>E.R: Modeli i prodhuar nga qeveria q\u00ebndrore \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb edhe ne nivel lokal, ku edhe bashkia prodhon dhe shp\u00ebrndan materialet e saj. Erdhi ministri i bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb dhe asnj\u00eb nga gazetar\u00ebt lokal\u00eb nuk u informua. M\u00ebsuam p\u00ebr vizit\u00ebn e tij vet\u00ebm kur pam\u00eb lajmet n\u00eb mbr\u00ebmje, e pane Z.\u00c7u\u00e7i tek vaskat e peshkut. Asnj\u00eb prej koleg\u00ebve tan\u00eb nuk kishte patur informacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb.<\/p>\n<p>B.B: \u00c7do lloj komunikimi ka kaluar n\u00eb rrjetet sociale. Ne k\u00ebrkojm\u00eb ndonj\u00eb informacion apo reagim zyrtar dhe p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb: Do t\u00eb hidhet n\u00eb Facebook. Mediat lokale as i njoftojn\u00eb, as i sjellin materialet e gatshme. Zyrtar\u00ebt e bashkis\u00eb kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb me median.<\/p>\n<p>M.D: Kuk\u00ebsi nuk ka uj\u00eb dhe asnj\u00eb media nuk flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por duket se kanosja ka shkuar shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. Edhe pse n\u00eb k\u00ebto kushte, as qytetar\u00eb q\u00eb t\u00eb ankohen apo kritikojn\u00eb bashkin\u00eb publikisht nuk gjen, pasi t\u00eb gjith\u00eb tremben nga hakmarrja e pushtetit.<\/p>\n<p>B.XH: Mendoj se duhet t\u00eb njoftohemi dhe t\u00eb lejohemi t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb aktivitete. Esht\u00eb A-ja e gazetaris\u00eb, t\u00eb jesh n\u00eb vendin e ngjarjes p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb lajmin. Duhet t\u00eb jemi aktiv\u00eb, t\u2019u b\u00ebjm\u00eb pyetje zyrtar\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkojm\u00eb atje, t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb informacion nga sa japin zyrtar\u00ebt.<\/p>\n<p>B.M: D\u00ebgjojm\u00eb shpesh q\u00eb nuk ka m\u00eb gazetar\u00eb sot. Jo, gazetar\u00eb ka, por jan\u00eb deformuar t\u00eb gjitha kanalet e komunikimit t\u00eb medias me publikun. Kryetari i bashkis\u00eb, kryetar\u00ebt e partive i b\u00ebjn\u00eb deklaratat, i hedhin n\u00eb rrjetet sociale dhe kjo konsiderohet nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat. Nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media, por pa gazetar\u00eb.<\/p>\n<p>B.SH: Asnj\u00eb institucion nuk ofron informacion. Asnj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs nuk t\u00eb jep p\u00ebrgjigje, qoft\u00eb edhe p\u00ebr informacione t\u00eb r\u00ebndomta zyrtare. Situata \u00ebsht\u00eb alarmante, censura dhe autocensura \u00ebsht\u00eb sot tmerri i liris\u00eb s\u00eb medias.<\/p>\n<p>Xh.SH: Duhet t\u00eb shikojm\u00eb edhe nga vetja, pasi shkalla e profesionalizmit t\u00eb gazetar\u00ebve ka r\u00ebn\u00eb. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb futur materialet e gatshme t\u00eb pranohet m\u00eb me leht\u00ebsi.<\/p>\n<p>L.XH: Materialet e gatshme kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb zyrat e shtypit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb gazetar\u00ebt dhe p\u00ebr pasoj\u00eb n\u00eb rastet kur ne k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb marrim informacione nga institucionet duket se po krijojm\u00eb bezdi tek zyrat e shtetit. Nuk i verifikojm\u00eb dot lajmet q\u00eb japim, pasi bashk\u00ebpunimi nga institucionet \u00ebsht\u00eb thuajse zero.<\/p>\n<p><strong>Por sa ndikon kjo procedur\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e raportimit t\u00eb gazetar\u00ebve? Sa e ka d\u00ebmtuar ajo cil\u00ebsin\u00eb e medias dhe profesionalizmin e gazetar\u00ebve? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Pra, sa ndryshon lajmi i prodhuar nga informacionet dhe filmimet e gatshme q\u00eb sjellin institucionet, nga lajmi q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00eb gazetari?<\/strong><\/p>\n<p>K.C: Ka ndryshim. Ka raportim kritik, ka z\u00ebra pro dhe kund\u00ebr n\u00eb kronikat q\u00eb p\u00ebrgatiten nga vet\u00eb gazetar\u00ebt. Nd\u00ebrsa kronikat e shp\u00ebrndara nga zyrat e shtypit t\u00eb institucioneve kan\u00eb vet\u00ebm informacione pozitive, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb PR-it t\u00eb titullarit dhe jo informimit publik.<\/p>\n<p>E.Z: Sigurisht q\u00eb ndryshimi \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr televizionet. Pavar\u00ebsisht se ti me burime mund t\u00eb jesh informuar p\u00ebr shum\u00eb detaje, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb informacionin e dh\u00ebn\u00eb nga zyra e shtypit, ti e ke te pamundur q\u00eb t\u2019i trajtosh sa koh\u00eb q\u00eb nuk ka pamjet p\u00ebr ta faktuar si\u00e7 mund t\u00eb ndodhte n\u00eb rast se grupi i xhirimit do t\u00eb ishte n\u00eb vendin ku zhvillohej aktiviteti.<\/p>\n<p>M.H: Gazetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, kudo ku kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb adresojn\u00eb pyetje dhe t\u00eb thellohen p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion. Qeveria dhe ministrit\u00eb e kan\u00eb kanalizuar publikimin e linqeve me aktivitetet e tyre online\u00a0dhe mund\u00ebsia e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pyetur, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kur kryeministri apo ministrat njoftojn\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr median. Nga Bashkia Tiran\u00eb nuk mbahet mend n\u00ebse ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb konferenc\u00eb me gazetar\u00ebt nga kryetari Veliaj. Nd\u00ebrsa nga Presidenca dhe partit\u00eb politike thirren gazetar\u00ebt dhe sigurisht q\u00eb shkojn\u00eb.<\/p>\n<p>E.K: N\u00eb rastin kur punon mbi nj\u00eb material t\u00eb servirur, je i kufizuar. Ti sheh at\u00eb q\u00eb t\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb. Nuk sheh nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb plot\u00eb, detaje q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00ebn. Nuk ke kontakte me pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb aktivitet, nuk shikon reagimin dhe mimik\u00ebn e tyre. Pra, qartazi \u00ebsh\u00eb e kufizuar mund\u00ebsia kur punohet mbi materialet q\u00eb sjell zyra e shtypit. K\u00ebto zyra ofrojn\u00eb PR, lajmi i nj\u00eb gazetari mund t\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i ndrysh\u00ebm nga i nj\u00eb tjetri, dhe mund t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb asnj\u00eb fjali nga ato q\u00eb p\u00ebrcjell zyra e shtypit.<\/p>\n<p>E.GJ: Padyshim q\u00eb kur e trajton vet\u00eb, lajmi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ndrysh\u00ebm. Nd\u00ebrsa kur e sjell zyra e shtypit, t\u00eb gjitha mediat transmetojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin lajm, t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Ndryshimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb koh\u00ebzgjatja e kronik\u00ebs. Thelbi\u00a0\u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, pasi personazhet dhe teksti jan\u00eb p\u00ebrgatitur nga zyra p\u00ebrkat\u00ebse e shtypit. Pamjet dhe sinkronet jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>J.D: Sigurisht q\u00eb ka shum\u00eb ndryshim. Zyra e shtypit ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i kanalizoj\u00eb informacionet dhe filmimet q\u00eb i d\u00ebrgon medias, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb promocionit t\u00eb institucionit dhe jo t\u00eb informoj\u00eb publikun n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe profesionale.<\/p>\n<p>A.M: Situata sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb kritike. Sepse materialet q\u00eb na serviren n\u00eb rrjetet sociale nga zyrtar\u00ebt apo d\u00ebrgohen n\u00eb forma t\u00eb tjera nga zyrat e shtypit, nuk jan\u00eb materiale bruto. Jan\u00eb lajme t\u00eb selektuara, t\u00eb inskenuara, t\u00eb montuara nga zyra e shtypit, e cila ka marr\u00eb rolin e nj\u00eb redaksie, me kryeredaktor e gazetar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, e vetmja gj\u00eb q\u00eb na ngelet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne si gazetar\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontroll i fakteve, mes deklaratave e nismave q\u00eb merr qeveria dhe ato q\u00eb arrin t\u00eb realizoj\u00eb ose jo.<\/p>\n<p>R.S: Po, ka shum\u00eb ndryshim. Sepse kur pamjet apo informacionet vijn\u00eb nga zyra e shtypit, gazetari \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb transmetoj\u00eb ato informacione apo pamje q\u00eb i vijn\u00eb. N\u00eb rastin kur ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb n\u00eb aktivitet, dhe ka kameran e tij, zgjedh gazetari se cilat imazhe do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb, apo \u00e7far\u00eb informacionesh i duhen p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kronik\u00ebn.<\/p>\n<p>L.P: Besoj se jemi n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb politika q\u00eb monitoron median, dhe jo media politik\u00ebn, si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb realitet. Gazetar\u00ebt lokal\u00eb jan\u00eb n\u00ebn presion. Nuk kan\u00eb munguar rastet kur nj\u00eb lajm q\u00eb prodhon gazetari lokal bie ndesh me interesat e pushtetit q\u00eb ka marr\u00ebdh\u00ebnie me median, at\u00ebher\u00eb gazetar\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnohen me pushime nga puna.<\/p>\n<p>A.Q: Kjo praktik\u00eb ka vrar\u00eb edhe besimin e qytetar\u00ebve tek media, duke par\u00eb se lajmet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb pozitive dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me publikimet zyrtare t\u00eb bashkis\u00eb, at\u00ebher\u00eb\u00a0qytetar\u00ebt nuk i referohen m\u00eb medias si nj\u00eb institucion apo pushtet i pavarur. GJ.GJ: Materialet q\u00eb prodhohen dhe shp\u00ebrndahen nga institucionet nuk jan\u00eb profesionale. Publikohen n\u00eb t\u00eb gjitha mediat t\u00eb nj\u00ebjtat materiale.<\/p>\n<p>O.C: T\u00eb gjith\u00eb mediat japin t\u00eb nj\u00ebjtin lajm. I nj\u00ebti tekst, e nj\u00ebjta figur\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtat intervista, apo prononcime. Un\u00eb them se n\u00eb k\u00ebto kushte, ne nuk quhemi m\u00eb gazetar\u00eb, por videotransmetues.<\/p>\n<p>REKOMANDIME<\/p>\n<p>Mediat jan\u00eb n\u00eb kushtet kur nuk informohen mbi aktivitetet qeveritare, q\u00ebndrore e lolake.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb prodhuar lajmet mbi k\u00ebto aktivitete, ata shfryt\u00ebzojn\u00eb:<\/p>\n<p>1. Materiale q\u00eb kan\u00eb kaluar m\u00eb par\u00eb n\u00eb studiot e montazhit n\u00eb zyrat e shtypit t\u00eb institucioneve publike, ku jan\u00eb seleksionuar imazhet, jan\u00eb shk\u00ebputur (prer\u00eb) deklaratat (sinkronet) e titullarit dhe i d\u00ebrgohen medias.<\/p>\n<p>2. Imazhet q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb redaksit\u00eb e televizioneve p\u00ebrmes sinjalit LIVE<\/p>\n<p>Disa media kan\u00eb zgjedhur ta refuzojn\u00eb variantin e par\u00eb, duke preferuar s\u00eb paku variantin e dyt\u00eb, ku kan\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb lajm m\u00eb profesional.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha mediat kan\u00eb mund\u00ebsi ta refuzojn\u00eb edhe variantin e par\u00eb, edhe variantin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Ato mund t\u00eb mos i pranojn\u00eb k\u00ebto materiale, por t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes ku zhvillohet aktiviteti. Por nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Sepse tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb \u201cpaq\u00ebsore\u201d mes medias dhe pushtetit, pasi zyrtar\u00ebt e lart\u00eb ndjehen komod\u00eb me monologjet e tyre, q\u00eb i quaJn\u00eb deklarata p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Korrespondenti p\u00ebr Shkodr\u00ebn i nj\u00eb televizioni q\u00ebndror, mori presione nga drejtuesit e tij pasi i kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pyetje ministrit t\u00eb ekonomis\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb vizite atje, pyetje e cila nuk i kishte p\u00eblqyer. N\u00eb lajme nuk kishte dal\u00eb materiali q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur ai, por materiali q\u00eb kishte d\u00ebrguar zyra e shtypit e ministris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryeministri i vendit, nd\u00ebrpreu konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp, sepse nj\u00eb gazetare k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb merrte p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjen e saj.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt ndjehen t\u00eb revoltuar nga kjo situat\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb:<\/p>\n<p>1. T\u2019i jepet fund k\u00ebsaj praktike, duke k\u00ebrkuar nga mediat ku punojn\u00eb, refuzimin e materialeve t\u00eb gatshme mediatike.<\/p>\n<p>2. T\u00eb hapen aktivitetet e partive dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb q\u00ebndrore dhe lokale, p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>3. Mediat t\u00eb informohen paraprakisht, p\u00ebr agjend\u00ebn e \u00e7do aktiviteti q\u00eb organizohet nga institucionet qeveritare, q\u00ebndrore e lokale si dhe partit\u00eb politike. Esht\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e tyre t\u2019i ndjekin apo jo.<\/p>\n<p>Zgjodh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbyllje, thirrjen e nj\u00eb gazetari me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs,<strong> Sulejman Dida: <\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cDuhet t\u00eb reagojm\u00eb n\u00eb bllok ndaj arroganc\u00ebs s\u00eb pushtetit dhe zyrtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt tani na shikojn\u00eb si n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb tyre, q\u00eb duhet t\u2019u sh\u00ebrbejm\u00eb me mesazhe dhe lajme promocionale. Kemi tradhtuar njeriun e thjesht\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb vegla t\u00eb pushtetit dhe kjo \u00ebsht\u00eb humbja m\u00eb e madhe q\u00eb kemi p\u00ebsuar\u201d. <\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"fb_share_1\" style=\"float: right; margin-left: 10px;\"><a name=\"fb_share\" type=\"box_count\" share_url=\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/\" href=\"http:\/\/www.facebook.com\/sharer.php\">Share<\/a><\/div><div><script src=\"http:\/\/static.ak.fbcdn.net\/connect.php\/js\/FB.Share\" type=\"text\/javascript\"><\/script><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fushata elektorale tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb start edhe zyrtarisht. Partit\u00eb politike, ashtu si dhe m\u00eb par\u00eb, i filmojn\u00eb vet\u00eb aktivitetet e tyre dhe ua d\u00ebrgojm\u00eb imazhet mediave p\u00ebr ti transmetuar. Situata mund t\u00eb konsiderohet surreale. Institucionet qeveritare, nga vet\u00eb kryeministria, ministrit\u00eb, bashkit\u00eb, institucione vart\u00ebse t\u00eb tyre, dhe padyshim partit\u00eb politike, i prodhojn\u00eb vet\u00eb lajmet, intervistat dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":921,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-919","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kryesore"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.8 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias - Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias - Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fushata elektorale tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb start edhe zyrtarisht. Partit\u00eb politike, ashtu si dhe m\u00eb par\u00eb, i filmojn\u00eb vet\u00eb aktivitetet e tyre dhe ua d\u00ebrgojm\u00eb imazhet mediave p\u00ebr ti transmetuar. Situata mund t\u00eb konsiderohet surreale. Institucionet qeveritare, nga vet\u00eb kryeministria, ministrit\u00eb, bashkit\u00eb, institucione vart\u00ebse t\u00eb tyre, dhe padyshim partit\u00eb politike, i prodhojn\u00eb vet\u00eb lajmet, intervistat dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-03-16T21:29:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-03-17T13:24:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"835\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"fml\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"fml\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/\"},\"author\":{\"name\":\"fml\",\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/#\/schema\/person\/a1dd77f6f35c6cdc7974c7312a683446\"},\"headline\":\"Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias\",\"datePublished\":\"2021-03-16T21:29:05+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-17T13:24:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/\"},\"wordCount\":3923,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg\",\"articleSection\":[\"Kryesore\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/\",\"url\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/\",\"name\":\"Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias - Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg\",\"datePublished\":\"2021-03-16T21:29:05+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-17T13:24:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg\",\"width\":835,\"height\":500},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"http:\/\/fml.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/#website\",\"url\":\"http:\/\/fml.al\/\",\"name\":\"Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb\",\"description\":\"FML.al\",\"publisher\":{\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"http:\/\/fml.al\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/#organization\",\"name\":\"Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb\",\"url\":\"http:\/\/fml.al\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/fml_Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/fml_Logo.jpg\",\"width\":186,\"height\":200,\"caption\":\"Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/#\/schema\/person\/a1dd77f6f35c6cdc7974c7312a683446\",\"name\":\"fml\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"http:\/\/fml.al\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/3c805328282e8905fb7373032ca0c59a?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/3c805328282e8905fb7373032ca0c59a?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"fml\"},\"url\":\"http:\/\/fml.al\/index.php\/author\/fml\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias - Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias - Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb","og_description":"Fushata elektorale tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb start edhe zyrtarisht. Partit\u00eb politike, ashtu si dhe m\u00eb par\u00eb, i filmojn\u00eb vet\u00eb aktivitetet e tyre dhe ua d\u00ebrgojm\u00eb imazhet mediave p\u00ebr ti transmetuar. Situata mund t\u00eb konsiderohet surreale. Institucionet qeveritare, nga vet\u00eb kryeministria, ministrit\u00eb, bashkit\u00eb, institucione vart\u00ebse t\u00eb tyre, dhe padyshim partit\u00eb politike, i prodhojn\u00eb vet\u00eb lajmet, intervistat dhe [&hellip;]","og_url":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/","og_site_name":"Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb","article_published_time":"2021-03-16T21:29:05+00:00","article_modified_time":"2021-03-17T13:24:29+00:00","og_image":[{"width":835,"height":500,"url":"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"fml","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"fml","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#article","isPartOf":{"@id":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/"},"author":{"name":"fml","@id":"http:\/\/fml.al\/#\/schema\/person\/a1dd77f6f35c6cdc7974c7312a683446"},"headline":"Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias","datePublished":"2021-03-16T21:29:05+00:00","dateModified":"2021-03-17T13:24:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/"},"wordCount":3923,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"http:\/\/fml.al\/#organization"},"image":{"@id":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg","articleSection":["Kryesore"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/","url":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/","name":"Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias - Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb","isPartOf":{"@id":"http:\/\/fml.al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#primaryimage"},"image":{"@id":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg","datePublished":"2021-03-16T21:29:05+00:00","dateModified":"2021-03-17T13:24:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#primaryimage","url":"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg","contentUrl":"http:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/rama-copy.jpg","width":835,"height":500},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"http:\/\/fml.al\/index.php\/2021\/03\/16\/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"http:\/\/fml.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lajmet e gatshme, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lirin\u00eb e medias"}]},{"@type":"WebSite","@id":"http:\/\/fml.al\/#website","url":"http:\/\/fml.al\/","name":"Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb","description":"FML.al","publisher":{"@id":"http:\/\/fml.al\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"http:\/\/fml.al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"http:\/\/fml.al\/#organization","name":"Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb","url":"http:\/\/fml.al\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"http:\/\/fml.al\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/fml_Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/fml.al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/fml_Logo.jpg","width":186,"height":200,"caption":"Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb"},"image":{"@id":"http:\/\/fml.al\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"http:\/\/fml.al\/#\/schema\/person\/a1dd77f6f35c6cdc7974c7312a683446","name":"fml","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"http:\/\/fml.al\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/3c805328282e8905fb7373032ca0c59a?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/3c805328282e8905fb7373032ca0c59a?s=96&d=mm&r=g","caption":"fml"},"url":"http:\/\/fml.al\/index.php\/author\/fml\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/919","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=919"}],"version-history":[{"count":3,"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/919\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":931,"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/919\/revisions\/931"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/921"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=919"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=919"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/fml.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=919"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}