FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Fran Frrokaj

Premtimet elektorale të Z. Fran Frrokaj

Kryetar i Bashkisë Lezhë

Fshati Kotërr

  1. Ky fshat vuan nga amortizimi i rrugës në qendër të zonës dhe mungesa e ujit të pijshëm, unë si kryetar i ri i Bashkisë Lezhë, do u jap zgjidhje këtyre problemeve paësore për ju. Do ndërtoj rrugën dhe ujësjellësin.

Fshati Dragushë

 

  1. Kërkesa kryesore e banorëve të kësaj zone ka qenë përmirësimi i infrastrukturës dhe për këtë, kreu i zgjedhur i bashkisë ka premtuar: Këto janë investime të cilat duhet t’i bëjë bashkia, kryetari dhe administrata e tij dhe rrugët e brendshme dhe infrastruktura do të bëhen, gjithashtu edhe ndriçimi i shesheve.

 

Gocaj

 

  1. Për elimiminimin e përmbytjeve në Gocaj, një zonë tepër problematike në Lezhë, Z. Frrokaj ka premtuar: Ditën e dytë të punës si kryetar, do jem në hapjen e kanaleve vaditëse dhe kulluese.

Kakarriq

 

  1. Do të bashkëpunojmë me qeverinë dhe të gjitha institucionet e tjera. Bashkia ka fuqinë ekonomike për të realuzuar projektet në dobi të komunitetit.

 

Piraj

  1. E para gjë që do të bëjmë në këtë zonë është një rrugë me emrin e Gentian Markut, marinsit që humbi jetën në Irak.

 

Lezhë, Lagjia e Spitalit

 

  1. I di problemet me ujërat e zeza, mungesën e infrastrukturës në rrugët e brendshme dhe çështjen e pastrimit. Do të jem para jush në vitin 2017 për t’ju dhënë llogari nëse asgjë nuk ka ndryshuar për mbarë në këtë lagje.

 

Shëngjin

 

  1. Shëngini, me një menaxhim të mirë ka të gjitha mundësitë që të mirëadministrohet me fondet e veta. Në 6-mujorin e parë, problemi i ujit të pijshëm dhe ai i pastrimit të mbetjeve do të jetë zgjidhur përfundimisht. Brenda 2 vitesh, rruga që të çon tek ‘Rana e hedhun’ do të jetë tërësisht e rehabilituar.

 

 

Lezhë, 18.06.2015 (mbyllja e fushatës)

 

Administrat e Bashkisë Lezhë do të jetë tërësisht profesionale.

 

  1. Do nxisim punësimin;
  2. Do ulim taksat dhe tarifat vendore deri në 30 %;
  3. Do të hartojmë një plan të integruar urbanistik;
  4. Lezhë turistike për të 4 stinët e vitit;
  5. Kujdes për të rinjtë, do të nxisim punësimin dhe politikat mbështetëse;
  6. Eliminim përfundimtar të përmbytjeve;
  7. Do i japim zgjidhje problemit të vaditjes;
  8. Zgjidhje problemit të mbetjeve;
  9. Shtim të hapësirave të gjelbra;
  10. Investim në ndriçimin e qytetit dhe hapësirat publike;
  11. Ndarja e buxhetit të Bashkisë, aty ku janë problematikat më të mëdha;
  12. Ju premtoj transparencë me fondet e institucionit dhe llogaridhënie për premtimet.

Takim me të larguarit nga administrate

 

  1. Në administratën e bashkisë që unë do të drejtoj, punonjësit do të jenë të kualifikuar, secili në profilin e tij, të mirëshkolluar; më shumë përfshirje të grave në administratë; në bashkinë e madhe, më shumë se 50 % e administratës do të jenë punonjëse gra, pasi janë më shumë korrekte dhe bashkëpunuese më të mira se sa burrat.

 

 

Rrilë

 

  1. Prioritet, përmirësimi i sistemit kundër përmbytjeve, në mënyrë që ju të arrini t’i korrni të mbjellat tuaja. Nuk janë fjalë të një mitingashi këto, por të një njeriu që këto 12 vjet ka qenë përballë jush
  2. Qendra shëndetësore do e ketë derën të hapur tani.

 

 

Tale

 

  1. Ju sigëuroj që prej muajve të parë, do të vini re që bashkia do të jetë në shërbimin tuaj për përmirësimin e këtyre zonave.

Barbullojë

  1. Jeni njësi vendore e keqtrajtuar. Rruga ka shumë probleme; nuk keni asistencë dhe varrezat janë shqetësim. Do të gjejmë zgjidhje për këto probleme tuajat.

 

Lalm i Ri

 

  1. Investimi i parë do të jetë rehabilitimi i rrugës, e cila i ka munguar fshatit prej dekadash. Do e bëj zonën tuaj të denjë të jetë pjesë e Lezhës dhe jo e lënë pas dore.

Torovicë

 

  1. Bonifikimi i zonës dhe ndëtrimi i rrugës, realitet në Torovicë. Rruga dhe këneta është prioritet imi dhe i stafitim tim. Do bëjmë çmos që në katër vitet e ardhshme të zgjidhim këto probleme.
  2. Për të rinjtë: 60 % e strukturave do të jenë të rinj. Rikonstuksioni i rrugëve, ulja e taksave për bizneset dhe heqja e taksave për bizneset e reja për 2 vjet kur ngrihen nga të rinjtë. Kjo është kontratë që e firmos me ju.

 

Lagjia “Besëlidhja”

 

 

  1. Do të zgjidhim përfundimisht problemin e ujërave të bardha që ka qenë një gangrenë për këtë zonë ashtu si edh për lagje të tjera të këtij qyteti.
  2. Një ndër problemet e kësaj zone është shkatërrimi i lulishtes historike të kësaj lagjeje dhe ju premtoj se në 6-mujorin e parë të mandatit, kjo lulishte do ju kthehet juve, banorëve të kësaj zone.

 

Takim tek Hoteli i Gjuetisë

  1. Pas ujit të pijshëm, që është problemi më i madh i qytetit dhe që do të zgjidhjet, ne kemi sfidë përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore, çerdhet, kopshtet dhe shkollat dhe do jetë një ndër problemet e para që do të zgjidh në këtë zonë.
  1. Zona juaj ka një të ardhme që është e lidhur me lagunën dhe bregdetin dhe ju premtoj, së një ndër prioritetet e mija është zhvillimi i turizmit në këtë zonë. Ju jeni të indinjuar për mënyrën se si jeni trajtuar. Nuk është fare korrekte që laguna, ku ju banoni ndër shekuj me breza, t’i jepet një firme të cilën nuk e lidh asgjë me këtë zonë. I vetmi projekt që LSI-ja ka realuzuar, ka qenë gllabërimi i një cope të mirë të pasurive të lezhjanëve dhe ishllakëve dhe një nga hapat e parë në krye të bashkisë është shfuqizimi i kësaj marrëveshjeje dhe do të bëj të pamundurën që laguna t’ju kthehet juve, banorësve të saj dhe të shfrytëzohet siç është shfrytëzur prej jush përkundër kiritereve të rrepta të ruajtjes së saj.

 

Manati

  1. Shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të jenë prioritet imi, njësoj siç do të jetë edhe mosha e tretë.

Nga ana tjetër, unë di mirë problemet që ju keni me rrugën dhe përroin dhe ju garantoj se vëmendja ndaj fshatit tuaj do të jetë e njejtë me ato të fshatrave të tjerë. Brenda vitit do të keni shëtitoren tuaj dhe infrastruktura dhe zgjidhja e problemit të përroit, do të jetë prioritet

Dajç

 

  1. Problemin tuaj të mbartur me ujësjellësin do e shoh edhe juridikisht me specialistët e fushës. Më vjen mirë që ju e keni ruajtur këtë fushë dhe do e sistemojmë. Sa i takon rrugës, do të sistemohet brenda mandatit tim 4-vjeçar dhe do të jeni një rrugë me ndriçim nga fillimi deri në fund

 

Mabë

 

  1. Këtu jam për t’ju shërbyer juve dhe do të keni rrugën që ju mungon dhe ujësjellësin që është një problem prej vitesh e që ju pengon jetesën
  2. Ju premtoj se Brenda vitit të parë do të hapen kanalet kulluese dhe vaditëse, ndërsa brenda vitit të dytë do të zgjidhet problem i ujësjellësit

 

Takim me tregtarët

 

  1. Ju siguroj që do ju trajtoj sipas mundësive që ju keni; sigurimet do të mbeten në vullnetin tuaj dhe tatimi që duhet të paguani do të jetë vetëm 50 mijë lekë të vjetra në vit

 

 

Lezhë

 

  1. Ky qytet nuk ka ende një qendër, një hapësirë të gjelbëruar për të kaluar qoftë edhe një pasdite të vetme një çift pensionistësh. Pluhuri, balta, përmbytja…është i vetmi qytet që përmbytet nga një shi. Kryetari i Bashkisë, s’duhet ta shohë qytetin nga kati i 13-të apo nga kalaja, por duhet të ndajë me ta baltën dhe pluhurin që e ka lënë vetë të sundojë qytetin. Këto janë probleme që Lezha s’do i ketë brenda mandatit tim të parë 4-vjeçar.

 

 

Piraj dhe Bacel

 

  1. Piraj-Bacel, janë vetëm 3 KM rrugë për ta lidhur me hekurudhën…dhe ju premtoj pubikisht që ky do të jetë problem që do e zgjidh. Jam këtu për t’ju thënë që si kryetar i juaji, do të jem veçse në shërbimin tuaj, kjo është puna ime.

Bacel

  1. Prej 12 vjetësh kam drejtuar një komunë të madhe, atë të Shënkollit, dhe banorët e asaj zone nuk i kam zhgënjyer sepse ju shërbeva, njësoj do të bëj edhe me ju. Investimet që ju kërkoni, që lidhen me rrugët dhe bujqësinë, janë krejtësisht të realizueshme pasi Bashkia gjeneron jo pak të ardhura ndaj edhe janë investime që do të bëhen

 

Ungrej

 

  1. Rruga e cila ka mbetur përgjysmë, do të vazhdjë. Këtu nuk ka një ambulancë dhe shumë shpejt do e keni. Në muajt e parë të mandatit, veç rrugës, invstimi për të cilën nuk është përfunduar, do të investohet edhe në ndërtimin e rrugës së varrezave të fshatit.

 

 

Gjadër dhe Kodhel

  1. Investime në shkolla, ulje deri në 30 % të taksave dhe tarifave vendore…!!! Problemi juaj më i madh është shkolla të cilën nuk e kam kuptuar asnjëherë pse nuk funksionon por ju siguroj se është një problem që do të marrë zgjidhje të menjëhershme. Do të zgjidhet përfundimisht çështja e varrezave që duhej të kishte qenë një problem që duhej të ishte zgjidhur pasi fondet e pushetit vendor për këto gjëra duhet të shkojnë

 

Kodhel

  1. Veç rekonstruksionit të shkollës, ju premtoj se çdo rrugë që të çon drejt institucioneve të edukimit nga rruga kryesore, do të jetë e rehabiltuar tërësisht

 

 

Takim me banorët e SMT-së

 

  1. Lagjia e SMT-së do të marrë një vëmendje të madhe pasi është një ndër lagjet me densitet të madh dhe meriton të jetë lagje me standarde.

 

 

Takim në Kallmet, Krajen dhe Troshan

 

Kallmet i vogël

 

  1. Kjo është një ndër zonat ku është investuar më shumë në Lezhë, por ju garatoj se të gjitha projektet që kanë mbetur në gjysmë ose janë premtuar dhe nuk kanë nisur, do të ketë investime sepse ne do i shërbejmë komunitetit.
  2. Mëse 60 % e të punësuarve do të jenë të rinj deri në kufirin e të 35-ave sepse është një kontigjent i madh të rinjsh që janë të arsimuar mirë si jashtë ashtu edhe në Shqipëri të cilët i sheh rrotull pazarit e të papunë. Natyrisht në bashki ka vetëm 200-300 vende pune dhe nuk është kjo zgjidhja që ne ofrojmë, por kemi menduar për mënyra të tjera, me ulje taksash dhe nxitjen e bizneseve sociale si edhe mekanizma lehtësues për bizneset e tjera që të mund të punësojnë më shumë të rinj.

Krajen

  1. Janë 3.5 milionë euro të cilat nuk kanë ditur t’i menaxhojnë në mandain e shkuar dhe të gjitha kanë shkuar në një shesh prej 5 mijë metra katrore dhe kjo ëshë një nga zgjedhjet më pak të zgjuara që mund të bëjë një kryetar bashkie. Të gjitha fondet për të cilat kishte nevojë i gjithë qyteti për t’u sistemuar shkuan në vetëm një hapësirë të qytetit.
  2. Pallati i Kulturës pa rikonstruksion; Pensionistët pa asnjë mjedis të përshtatshëm për ta; Shkolla dhe kopshte pa asnjë standarde…këto probleme do të zgjidhen.
  3. Banorët në Lezhë duan më pak përmbytje; Kanalizime funksionale; Ujësjellësa më shumë që të përmbushin nevojat e qytetarëve; Ujin e pijshëm të pandotur; Gjelbërim më shumë në qytet; Ujitje më shumë në fshat; dhe të gjitha këto kanë qenë vetëm premtime të cilat janë bërë çdo vit dhe vetëm kaq. Ne do i bëjmë realitet.

Troshan

 

  1. Brenda mandatit, rruga për të cilën ju keni aq shumë nevojë dhe problem i disa viteve me radhë, do të bëhet dhe do të jetë një rrugë me standarde deri në pikën më të afërt lidhëse.
  2. Do të bëj realitet kërkesën tuaj për të pasur edhe juve një fushë sporti.

Lagjia ‘Skënderbeg’, 15.06. 2015

 

1.Qyteti në pjesën më të madhe të kohës është në kaos total, me ndriçim inekzistent; mungesë pastrimi në një kohë që kanë qenë këto premtime të cilat janë theksuar disa herë dhe flitej për një riciklim utopik, duke harruar problemet reale të qytetit. Dhe unë do të zgjidh problemet reale të qytetit e ju s’do të keni më probleme të nditjes apo të hapësirave publike të pandriçuara.

Fushë Balldren

 

  1. Në dy vitet e para, aksioni ynë për kullimin do të jetë në Torovicë. Unë kam dy prioritete për këtë zone: Zgjatimin e rrugës së Rotondos drejt Shëngjinit
  2. Kullimin e Kënetës së Torovicës

Takim me të rinjtë

 

  1. Marr zotimin, me mbështetjen edhe të PD-së se do të bëjmë maksimumun për të krijuar mekanizma lehtësuese për punësimin e të rinjve; Se do të investojmë më shumë në nisma edukuese dhe argëtuese, pra që të rinjtë të kenë jetën aktive që meritojnë. Ju premtoj ne emrin tim dhe stafit drejtues të Bashkisë Lezhë, se brenda mandatit tim 4-vjeçar, për ju të rinjtë do të ndërtojmë qendrën rinore të munguar; për juve do të jetë i hapur Pallati i Kulturës dhe brenda të gjitha mundësive tona, do të plotësojmë të gjitha kërkesat e të rinjve për t’u krijuar sa më shumë lehtësira në aktivitetet e tyre

Share
  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved