Gazetarët dëshmojnë gjendjen e lirisë së medias. Organizata Forumi i Mendimit të Lirë ka intervistuar gazetarë dhe redaktorë, në kuadër të projektit “Materialet e gatshme mediatike, si praktikë që cenon lirinë e medias”, zbatuar nga “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, me mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë.
Ata tregojnë se praktika e materialeve të gatshme, ka tkurrur ndjeshëm lirinë e medias, duke i shndërruar ata, në shumë raste, thjeshtë në shpërndarës të lajmeve të prodhuara nga zyrat e shtypit të institucioneve dhe partive politike.
Më poshtë po publikojmë intervistën e një gazetareje, në një televizion lajmesh News.
1- A informoheni ju paraprakisht për një ngjarje apo aktivitet të mbajtur nga Kryeministri, ministrat ose kryetarët e partive?
Për ministrat asnjëherë, përvec rasteve të rralla kur ne ftohemi në konferenca shtypi. Thuajse e njëjta gjë vlen dhe për kryeministrin dhe kryetarët e partive. Njoftimet që ne marrim janë thuajse gjithmonë të karakterit “pas pak, ose në orën X, ndiqni në Facebook këtë ngjarje”. Përjashtime të vogla bëjnë Asambletë dhe Kongreset e partive, ku ne e dimë disa ditë para mbajtjen e tyre, dhe kamerat lejohen në ambientet e jashtme ku mbahet aktiviteti, por jo në brendësi të sallës.
2- Në rastet kur njoftoheni, a shkon gazetari i TV të mbulojë ngjarjen apo pret që institucioni vetë të sjellë informacionin ose filmimin e aktivitetit?
Ne shkojmë atëherë kur ftohemi për të shkuar, pra për ngjarje të mëdha partiake, ose në konferenca shtypi. Në të tjerat, e dimë që nuk jemi të ftuar, ndjekim materialet e tyre të gatshme, dhe pastaj vlerësojmë nëse ato video përcjellin “lajm” apo lënë hapësirë për një panoramë objektive.
3- A ka raste në të cilat gazetari informohet për veprimtarinë, por nuk lejohet të marrë pjesë, pasi informacionet janë përgatitura nga zyra e shtypit e institucionit?
Po. Ka raste. Ne nuk lejohemi me kamerat tona të hyjmë atje, detyrohemi të marrim vetëm sinjalin e prodhuar nga ata. Ka raste të ngjashme që ftohen vetëm gazetarët, dhe nuk lejohen kamerat. Sidomos në deklarata shtypi me delagacione të huaja, kur pyetje nuk lejohen, por gazetarët ftohen, pa kamera. Pra, thirremi si një audiencë sy më sy. Pa mundësi për interaktivitet apo për të bërë xhirimet tona. TV nuk bëjnë dot diferencën profesionale të imazhit, ku mund të përdoren detajet dhe të gjithë transmetojmë të njëjtat pamje.
4- A ka shumë ndryshime në mënyrën e trajtimit të lajmit, për të njëjtin aktivitet, në rastin kur atë e sjell vetë zyra e shtypit, dhe kur atë e prodhon gazetari që e mbulon ngjarjen?
Në rastin kur punon mbi një material të servirur, je i kufizuar. Ti sheh atë që të është sjellë. Nuk sheh një panoramë të plotë, detaje që mund të bëjnë diferencën. Pjesëmarrësit, gjuhën e tyre të trupit, fjalimin e plotë. Pra, qartazi është e kufizuar mundësia kur punohet mbi materialet që sjell zyra e shtypit. Është vetëm komunikim me një kah. Nëse gazetari merr vetë pjesë, ka mundësi të pyesë, të marrë përgjigje, të krijojë një qasje të re, duke përfshirë edhe më shumë aktorë se sa ato që zyra e shtypit ofron.
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...