FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

DRITAN LELI

Premtimet elektorale të Z. Dritan Leli Kryetar i Bashkisë Vlorë

Premtimet në qytetin e Vlorës, në takimin përmbyllës të fushatës

  1. Do i japim zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve dhe do të ndërtojmë landfillin;
  2. Do të përmirsojmë pastrimin e qytetit dhe grumbullimin e mbeturinave;
  3. Do të fillojmë projektet për riciklimin e mbetjeve urbane;
  4. Do të vendosim në punë impjantin e ujrave të zeza;
  5. Do të ndalohet kategorikisht djegia e e mbeturinave në territorin e Bashkisë Vlorë;
  6. Do të ndalohet derdhja e ujrave të zeza në det dhe janë evidentuar 18 pika që shërbejnë si grykëderdhje, çka do të shmangë ndotjen e detit;
  7. Do të përfundojmë rrugën transballkanike, dhe Bay Pasin e ri;
  8. Investime ne 8 akse kryesore të qyetetit;
  9. Do të ndërtojmë Lungomaren;
  10. Do të lidhim fshatrat me rrugët nacionale;
  11. Do të furnizojnë me ujë të pishëm 24 orë banorët e Vlorës;
  12. Do të miratojmë planin rregulles për bashkinë e madhe të Vlorës;
  13. Do të sistemohen sheshet, rrugët, trotuaret dhe e gjithë infrastruktura e brendshme e qytetit;
  14. Do të ndërtohen rrugët dhe pedonalet për biçikletat;
  15. Do të gjelbërojmë hapësirat e lira dhe do të pyllzojmë kurorën e qytetit të Vlorës;
  16. Do të disiplinojme qarkullimin e automjetve dhe parkimin;
  17. Do të ndriciojme rrugët dhe ambjentet publike;
  18. Do të shkrtohen daljet në bregdet për fshatrat në periferi të Vlorës;
  19. Do modernizojmë transportin publik; do të ndërtohet terminali i transportit të qytetit;
  20. Do të përmirsomë kushtet në kopështe dhe çerdhe;
  21. Do të ndërtojmë kape verore për fëmijët në të gjithë Vlorën;
  22. Trajtim të barabartë për mbledhjet e taksave dhe tarifave;
  23. Transparencë publike për çdo vednimarrje;
  24. Portal unik për shërbimet;
  25. Votim qyetar për projektet e rëndësishme. Referendume lokale. Qytetarët do të jenë pjesë e vendimarrjeve për qytetin. Banorët do të votojnë nga kopjuterat e tyre për çdo projekt që ata duan për Vlorën. Ky projekt rrit transparencën dhe vendimarrjen qytetare.
  26. Projekt të madh pilot për regjistrimin e pronave pasi paisja e pronave me dokumente është domosdoshmëri. Do të bëj të pamundurën që kjo çështje të marrë një zgjidhje gjatë mandatit tim 4-vjeçar. Pas katër vitesh, çdo pronë e juaja do të vlejë shumë më tepër;
  27. Master plan për sistemet e kullimit dhe vaditjes;
  28. Tregje te reja për prodhimet bujqësore dhe blektorale;
  29. Markatë të re për prodhimet e detit;
  30. Siguri për produktet ushqimore;
  31. Do të ndihmojmë fermerët duke i bërë publicitet pa kosto;
  32. Turizmi, investim në cilësinë e shërbimit. Të arrijmë të bëjmë që turisti që largohet dhe të ketë dëshirë të kthehët sërish;
  33. Të shndërrojmë Sazanin dhe Karaburunin një pikë të rëndësishme për turizimin;
  34. Sezoni turistik nuk do jetë vetëm 45 ditë por do të jetë 365 ditë;
  35. Do të organizojmë festa dhe do të ngremë zyra promovuese në qëndrat e rajonit;Do të promovojmë festat e të gjithë krahinave të tjera, duke bërë një pelegrinazh turistik;
  36. Do të rinovojmë lagjen Muradie, rrugën Justin Godart;
  37. Orikun e Vjetër, Kalanë e Kaninës, Ishullin e Zvërnecit do t’i shndërrojmë në destinacione të mirfillta turistike me gjithë infrastrukturën që i nevojitet;
  38. Do të ndërtojmë parkun e ri në Pyllin e Sodës, deri tani një kënd që vetëm shfrytëzohet por jo prej qytetarëve.
  39. Do të punësojmë më shumë gra dhe vajza;
  40. Do të ndërtojmë qendrën ditore për të moshuarit ku do të ofrohet një shërbim i munguar në një ndër qytetet më të rëndësishme në vend për këtë kategori sociale;
  41. Do të ndërtojmë qendra kulturore për fëmijët dhe terrene sportive;
  42. Do të krijojmë kushte dhe më shumë infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuar;
  43. Do të ofrojmë punësim sezonal për familjet në nevojë;
  44. Do të ndërtojmë kinemanë e Vlorës;
  45. Laborator të specializuar në shkolla që fëmijët të mësojnë më mirë nesër;
  46. Do të mbështesim nxënësit e shkëlqyer dhe studentët e shkëlqyer;
  47. Do të organizojmë Festvalin Folklorik Mesdhetar;
  48. Do të rihapim pishinën sportive të notit;
  49. Do të organizojmë evente sportive ndërkombëtare, dhe Flamurtarin do ta bëjmë kampion.
  50. Zhvillim urban, ekonomik dhe social, kjo ë
  51. Aleancë me arkitektët dhe urbanistët për qytetin dhe pjesëmarrje qytetare në vendimarrje.

 

Premtimet gjatë fushatës elektorale

 

Lulishtja e ‘Tre Racave’

 

1.Ka shprehur shqetësimin për betonizimin e lulishtes dhe premtoi se: nuk do të lejohen më të tillë përbindësha prej betoni në zona të gjelbëruara. Pra Vlorës do t’i sjellim, gjelbërim, parqe dhe lulishte. Plehrat që digjen janë një e keqe e madhe për shëndetin dhe do të ndryshojë kjo situatë duke i thënë ndal.

Fshati Akërni

 

1.Ky fshat ka shumë nevoja dhe emergjenca, si për rrugë, për ujë të pijshëm, kanale kulluese dhe nxitje të punësimit. Ne s’kemi ardhur për të premtuar dhe për të ikur por gjithçka përmenda do e bëj realitet si kreu i Bashkië Vlorë.

 

Takim me bizneset fasone dhe gratë

 

  1. Nuk kam ardhur në këtë garë për t’i dhënë leje ndërtimi vetes sime, por jam ai që do t’i ndryshojë faqen Vlorës. Unë nuk gënjej me slogane, njerzit nuk ngopen me gënjeshtra por me punë. Jam i pari kryebashkiak në Shqipëri ku qytetarët do të votojnë në mënyrë elektronike për projektet e mëdha që do t’i ndryshojnë pamjen qytetit të tyre.

Fshati Dukat

 

1.Problemi i pronësisë së tokës në këtë zonë është çështja më e madhe dhe më e rëndësishme që kërkon zgjidhje dhe për këtë fshat, është shtylla ime kryesore e programit elektoral. Kjo çështje do të ketë zgjidhje shumë shpejt, dhe jo vetëm kjo, por edhe për Kishën e Marmiroit së shpejti do të ketë një projekt konkret dhe do të shkojnë drejt zgjidhjes.

2.Po ashtu uji i pijshëm dhe energjia elektrike do të zgjidhen shumë shpejt.

3.Projekt konkret për ngritjen e sistemit të bujtinave, njësoj si në Veriun e Shqipërisë që do të sigurojë më shumë vizitorë.

Takim me artistët e Vlorës

 

  1. Premtoj një nismë konkrete që bibliotekat të rimbëkëmben përsëri dhe qasja drejt librit të jetë më ndryshe; të ketë organizime të ndryshme që do çojnë të rinjtë drejt librit. Në katër vitet e ardhëshmë premtoj se do të ketë një projekt konkret konsultimi pranë kryetarit të bashkisë për politikat që lidhen me marrëdhënien e qyetatarit me librin, artin dhe kulturën. Do të mbështes çdo vlerë të rëndësishme të qytetit.

 

Fshati Drithas

 

  1. Do të bëjmë projekte për rehabilitimin e gjithë zonës dhe për këtë jemi të vendosur që të sjellim në këtë fshat ndaj edhe do të orientohemi nga projekte në partneritet me qeverinë dhe Bashkimin Evropian. Do të kemi mundësinë të gjejmë bashkëpunime dhe të investojmë për një çështje tepër të rëndësishme, të jemi pranë fermerëve me projekte që t’i mundësojmë atyre shitjen e produkteve.

Fshati Kaninë

 

Historia e kalsë së Kaninës do të jetë qëllimi im për ta promovuar pasi kemi një resurs shumë të madh për zhvillimin e turizmit dhe duhet ta bëjmë të prekshëm.

Kanina tashmë është një lagje e Vlorës për nga distanca, por rruga e keqe e bën këtë zonë jo të vizitueshme. Kryeministri ynë është edhe deputet i Vlorës ndaj edhe është një motiv më shumë për të kërkuar mbështetje për zonën.

Fshati Mekat

 

Bashkia e re Vlorë, nuk do të bëjë politikën e madhe por do të rregullojë dhe sistemojë gjërat për të cilat fshati Mekat ka nevojë.

  1. Rikonstruksioni i shkollës do të bëhet shumë shpejt;
  2. Kanalizimet e ujërave për vaditjen e tokave dhe kullim; Rrugët e fshatit;
  3. Rruga kryesore do të sistemohet;
  4. Produktet e fermerve dhe të blektorisë do të gjejnë treg;
  5. Do të zgjidhet problemi i dritave.

Orikum

 

  1. Në katër vitet që do të vijnë, këto do të jenë perla e turizimit për Vlorën. Reforma territoriale është e mirë pasi bashkon vlerat kulturore, qytetare dhe jep më shumë mundësi që të zhvillohet turizmi. Ndryshimet në infrastrukturë, gjelbërim, kanalizime…do të bëhen realitet falë një projekti të madh i cili do të ndryshojë cilësinë e jetës së qyetatarve.
  2. Ujrat e zeza që derdhen në detin e Orikumit do të pastrohen 99% , duke pasur një cilësi më të mirë të ujit.
  3. Zgjidhje përfundimtare e problemit të energjisë elektrike deri në qershor 2016, investim i OSHE-së, 2 kabina elektrike, mungesa e së cilës cenon rëndë cilësinë e shërbimit turistike.
  4. Hapja e zyrës së infracionit turistik për të huajt dhe vendasit.
  5. Do të zgjidhet përfundimit problemi i rehabilitimi të rrugës që të çon në Karaburun.

Takim në Rajonin Nr.4, Vlorë

 

  1. Kjo është një zonë e cila do të ndryshojë tërësisht; Do të bëj të pamundurën që banorët të kënë dokumenta për shtëpitë e tyre dhe pronës suaj do i shtohet vlera 4-fish.
  2. Do të ndërtohet stadium i ri në afërsi të Pyllit të Sodës; Parqe për të rinjtë dhe fusha sporti.
  3. Është duke u studiuar edhe projekti i aeroportit dhe Vlora do të ketë zhvillim të veçantë pas këtyre investimeve.

Fshati Skrofotinë

 

  1. Investimet në bujqësi do të jenë prioritare në këtë fshat i cili aq shumë ka investuar në agrobiznes. Do mbështesim financiarisht ekotipet dhe rracat autoktone me vlera të veçanta.

Fshati Sherishtë

 

  1. Rruga kryesore e cila është bërë një gangrene jo vetëm për banorët e fshatit por për të gjithë ata që shkojnë në drejtim të Lumit të Vlorës, do të marrë zgjidhje përfundimtare.

2.Kanalet e kullimit dhe të vaditjes për këtë fshat do të jenë realitet.

 

Fshati Shushicë

 

  1. Problemet e këtij fshati janë menaxhimi i tokave bujqësore, kanlet e kullimi dhe ato vaditëse do të zgjidhen në muajt e parë të mandatit tim.
  2. Po ashtu dhe pronat tuaja, do të kenë një emër.
  3. Për fermerët, shitja e produkteve të tyre s’do të jetë më mision i pamundur pasi sa më shumë njerëz të vizitojnë apo të kalojnë pushimet në Vlorë, aq më shumë produkte do shiten.

Fshati Trevllazër

 

  1. Fermerëve u premtoj se prodhimet e tyre do të jenë më të sigurta dhe do të kënë treg shitjeje.
  2. Ndërsa ndërtimi i rrugës dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm, do të jenë një ndër gjërat e para që do të bëj.

 

Fshati Xhyherin

 

  1. S’do të merret më rërë nga fshati juaj për mbushjen e Lungomares. Kjo gjendje do përfundoj me mbylljen e projektit dhe nuk do të preket më asnjë copë tokë në këtë fshat. Dëmet e jashtëzakonshme që ka shkaktuar firma që merr rërën  në rrugë e ka në detyrë që do të rregullojë çdo dëmtim që ka bërë.
  2. Do të investojmë edhe për kanalet vaditëse dhe kulluese që s’do të jenë më shqetësim për banorët e fshatit.

 

Takim para Bashkisë Vlorë

 

  1. Ky ndërtim betoni ka prishur pamjen e godinës disa dhjetra vjeçare të Bashkisë Vlorë dhe kjo është e patolerueshme të vijojë të ndodhë. Qyteti ka shumë nevoja, që nga lagjia përballë, Lagjia “Lirim” e cila thahet për ujë, dhe ky problem nuk do të ekzistojë më. Këto sheshe dhe rrugë nuk do të kenë më pluhur por parqe të gjelbëruara, ndriçim, trotuare, rrugë dhe çdo gjë që i mungon jo vetëm kësaj lagjeje por gjithë Vlorës.

Takim me banorët e lagjes së Stacionit të Trenit

 

  1. Ndryshimin e bëjnë të rinjtë dhe nga këtu, nga Stacioni i Trenit, një lagje e lënë në harresë, ju premtoj se angazhimi ynë do të sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës. Të rinjtë kanë nevojë që të jenë më pranë kulturës dhe artit, dhe për këtë kemi mbështetjen e Ministres Kumbaro që do të investohet shumë në kutikulat e shkollave.
  2. 50 % e këshilltarveve në këtë mandat 4-vjeçar do të jenë femra dhe kjo do të ndjehet në idetë e reja që do të vijnë për qytetin.

Takim me banorët e Rajonit Nr. 1

 

  1. Çdo projekt imi, do të jetë një e mië më shumë për fëmijët e kësaj lagjeje pasi qëllimi ynë është ngritja e sa më shumë parqeve dhe e këndeve të lojrave për fëmijët e kësaj zone. Ju meritoni të keni rrugë me standard, ndricim, lulishte, infrastrukturë moderne dhe çdo gjë që i duhet një zone për të siguruar standard jetese dhe do i keni. Ju premtoj certifikimin e pronave dhe banesave.

Takim për turizmin

 

  1. Gjatë mandatit 4-vjeçar, turizmi këtu do të ketë tjetër standard dhe cilësi shërbimi, duke ndjekur modele të vendeve të tjera të zhvilluara. Do të hapim zyrava promovese në qëndrat kryesore për paketat dhe qendrat turistike të vendit tonë. Zhvillimi i atraksioneve turistike dhe historike;
  2.  Do të happen qendra të reja atraksionesh turistike si lungo mare, sporti ujor, porti turistik. Vlora do të ketë një emer të ri për turizimin  që deri më sot nuk e ka pasur. Krijimi dhe vendosja në funksionim i kampeve për fëmijët dhe të rinjtë;
  3. Organizimin e panaireve për promovimin e produkteve të zonës së Bashkisë Vlorë. Promovimi i turizmit vendas  nëpërmjet programeve promovese të integruara.

 

Takim me tregtarët e shumicës

 

  1. Ju jeni prioritet për zhvillimin e qytetit dhe çdo gjë do të nisë nga ju. Ky treg është për t’i vënë kyçin pasi nuk ka as minimumin e kushteve higjenike dhe ujë të pijshëm nuk ka në këtë zonë ndërsa rruga është e amortizuar. Unë ju kërkoj falje në emër të atyre që ju kanë kthyer shpinën, por drynin nuk do ta ve sepse do të bëjë çdo gjë që ju keni nevojë. Nuk duhet as të paguani taksa në këto kushte që është tregu. Tani detyrimi im është që të gjej zgjidhje për çdo problem tuajin.

Premtimet janë dokumentuar edhe audio e video dhe do të jenë në internet, të aksesueshme për të gjithë qytetarët në mënyrë që edhe ata të shndërrohen në monitorues të bashkisë së tyre.

Share
  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved