Korpusi i Vullnetarëve, për të dytën javë rresht, organizoi vullnetarë për pastrimin e territorit në Bashkinë Elbasan. Kësaj radhe ishim në njësinë administrative Papër, ku burra, gra e të rinj të zonës iu përgjigjën ftesës për të punuar për pastrimin e mjedisve në qendër të kësaj njësie.
Deputeti Taulant Balla ishte me ne. Do t’i ftojmë të gjithë deputetët të punojnë. Jo për të bërë show, por për të marrë përgjegjësitë për mjedisin.
Shpresëplot që njerëzit mund të bëhen më të vetëdijshëm.
Një zone e ndërtuar për park çlodhës ishte mbushur me mbeturina. U pastrua dhe iu “kthye” gjelbërimi që ishte mbuluar nga qeset e kartonat. Por që të mbetet e tillë, ndaj tregtarëve që shesin aty duhen marrë masa.
Do të vazhdojmë të punojmë në Elbasan, në qytet e fshatra, për të eliminuar nga harta zonat më të ndotura. Por do të ngrejmë zërin edhe kundër bashkisë për të marrë masa. Gjoba ndaj atyre që ndosin dhe investime në infrastrukturë.
Të paktën duke vendosur kosha edhe në fshatra.
PER FOTOT KLIKONI: KETU
Jun 02, 2026 0
May 15, 2026 0
Mar 24, 2026 0
Nov 27, 2024 0
Jun 02, 2026 0
May 15, 2026 0
Mar 24, 2026 0
Nov 27, 2024 0