FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Kush po e shkatërron Pishë-Poron?

May 15, 2026 fml Kryesore 0


Në zonën e mbrojtur natyrore Poshë Poro-Nartë është duke u punuar. Makineri të rënda, fadroma, kamionë që transportojnë inerte, betoniere etj, kanë prishur qetësinë e një parku pyjor.
Shqetësimit të qytetarëve dhje ambientalistëve, Ministria e Mjedisit iu përgjigj me këtë sqarim: Nuk është duke u zhvilluar asnjë degradim i zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë. Nuk po bëhet ndërtim. Eshtë bërë vetëm rrethimi i një prone private, me leje të KKT, për të kryer survejime gjeologjike”.

Faktet në terren të thonë të kundërtën!

Edhe IKMT sqaron: “Këto punime rezulton se po kryhen në bazë të Vendimit Nr.5, datë 29.04.2026 “Për kryerjen e punimeve të rrethimit dhe të punimeve përgatitore në funksion të ndërtimit të rrugëve të aksesit brenda prone, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zvërnec South Adriatic Development”.

Nga Sazani në Pishë Poro!

Pas projektit të “famshëm” të dhëndërrit dhe vajzës së Presidentit Tramp për rezortin shumë miliardësh në Sazan, kantieri zhvendoset në Pishë Poro – Nartë, ku ka marrë leje për ndërtime hotelesh turistike një kompani e qëuajtur “Zvërnec South Adriatic Development”. Sipas mediave, pas kësaj kompanie qëndrojnë dy shtetas të huaj, një holandez dhe një shtetase bullgare. “Reporter” njofton se kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, zotërohet përmes disa kompanish guackë nga kompania offshore “Dutch Trust Management BV”, e cila rezulton sipas dokumenteve në QKB e regjistruar në emër të 5 aksionerëve anonimë me shtetësi shqiptare.

Ministria e Mjedisit thotë se Pishë Poro është zonë e mbrojtur e kategorisë 5 dhe sipas Ligjit, aty mund të ndërtohen projekte turistike.
Padyshim, shkatërrimet në mjedis bëhen të gjitha me VKM dhe me ligj dhe kur ligji është pengesë, ai ndryshohet. Por, përse gjithë kjo makenëri kompanish “guackash” për të fshehur pronësinë e vertetë mbi projektin?

Përse mbahen anonimë kompanitë dhe kuptohet, sipërmarrësit, që fshihen pas projektit?
Për çfarë arsyeje/qëllimi kryehen punime në Pishë Poro, për projektin e Zvërnecit?
A po përdoret projekti i Kushnerit në Sazan, si justifikim për t’iu sulur zonës bregdetrare të mbrojtur në Pishë Poro?

Këto pyejte meritojnë përgjigje. Transparenca është detyrim.
BE është duke mbështetur disa projekte që kanë në fokus monitorimin e Zonave të Mbrojtura, pikërisht në raport me ligjin e ri(të ndryshuar, për ti hapur rrugë ndërtimeve).
“PAMANCA– Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Avokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri”, zbatuar nga “Eco Albania”, “Respublika”dhe “Forumi i Mendimit të Lirë”, – është njëri prej tyre, i cili i bashkohet zërit reagues të qytetarëve dhe komunitetit të shoqërisë civile mjedisore. Ky projekt, fokusohet ndër tjera, edhe në zonën Pishë Porë – Nartë.
Qeveria duhet të konsiderojë çdo akt dhe marrëveshje ndërkombëtare në këtë drejtim, aq më shumë faktin se vendi është në proces negociatash me BE-në dhe mbrojtja e mjedisit është një nga kapitujt më sfidues.

Nuk mjaftojnë as ligjet dhe as lejet për të shkatërruar mjedisin!

Ai park është krijuar në mënyrë artificiale. Ai është barrierë e sulmit të detit mbi tokën dhe shkatërrimi është fatal për florën, faunën dhe mbrojtjen prej erozionit detar.

P.S: Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian!

Share

  • tweet
Kur Zonat e Mbrojtura duhen mbrojtur nga ligji!

fml

Related articles
  • Kur Zonat e Mbrojtura duhen mbrojtur nga ligji!
    Kur Zonat e Mbrojtura duhen mbrojtur...

    Mar 24, 2026 0

  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

More in this category
  • Kur Zonat e Mbrojtura duhen mbrojtur nga ligji!
    Kur Zonat e Mbrojtura duhen mbrojtur...

    Mar 24, 2026 0

  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved