Nov 02, 2026 fml Aktivitete 0
Një tjetër punë e mrekullueshmë e vullnetarëve!
Në fundjavë ishim në bregdetin e Vilë – Bashtovës, një zonë e mrekullueshmë ku plazhi dhe pylli i pishave krijojnë një mjedis të përbashkët për pushuesit.
Por sjellja aspak qytetare e njerëzve ka bërë që parku të shndërrohet në një zonë të ndotur si pasojë e mbetjeve që kanë lënë aty. Dhe kjo ndodh në një zonë ku koshat e mbetjeve janë vetëm pak metra larg.
Punuam për disa orë me dhjetra vullnetarë të Korpsusit Shqiptar të Vullnetarëve, dhe e pastruam.
Dhe bashkë me pastrimin, bëjmë dhe apel për këdo, që frekuenton mjediset natyrore: Mos i lini mbetjet në plazhe e në parqe. Nuk mund të mbahet pastër një vend vetëm duke u pastrruar
Falemindertit të gjithë vullnetarëve që vazhdojnë të japin kontributin e tyre, me punë, për të pastruar dhe sensibilizuar, qytetarët dhe pushtetin vendor e qëndror për mbajtjen pastër të mjedisit.
Faleminderit Raiffeisen Bank, që edhe këtë vit është me ne për të na mbështetur në këto punë të mrekullueshme për mjedisn dhe shoqërinë.
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0