Nov 02, 2026 fml Aktivitete 0
Natyrës duhet ti shërbejmë që të na shërbejë!
Të dielën vullnëtarët e Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve ndaluan në Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Së bashku me punonjësit e Zonave të Mbrojtura, që kujdesen për mirëmbajtjen e parkut, mbi 50 vullnetare, punuan për pastrimin e shtigjeve të biçikletave dhe këmbësorëve, si dhe dy anët e rrugës automobilistike.
Një bashkëpunim me specialistët e përkushtuar të mirëmbajtjes së parkut, që ka nisur vite më parë, tashmë është shndërruar në një traditë të mrekullueshme.
Bëjmë sa mundemi së bashku për pastrimin dhe promovimin e parkut, mbi të gjithë, për promovimin e edukatës qytetare dhe asaj mjedisore, për të mbrojtur parkun dhe natyrën.
Falemindertit të gjithë vullnetarëve që vazhdojnë të japin kontributin e tyre, me punë, për të pastruar dhe sensibilizuar, qytetarët dhe pushtetin vendor e qëndror për mbajtjen pastër të mjedisit.
Faleminderit Raiffeisen Bank, që edhe këtë vit është me ne për të na mbështetur në këto punë të mrekullueshme për mjedisin dhe shoqërinë.
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0