Prej më shumë se 25 vitesh banorët e fshatit “Almetaj” në njësinë administrative Komsi në Bashkinë e Matit ankoheshin për ndotjen nga ujërat e zeza të qytetit të Burrelit dhe përmbytjen e disa hektarëve tokë bujqësore.
Por vetëm pas kaq vitesh, ka nisur një ndërhyrje e cila do të ribëjë funksionalë të gjithë kanalet kullues të kësaj zone për të shmangur çdo përmbytje të mundshme. Mjetet e Bashkisë së Matit kanë nisur punën për hapjen e kanaleve në anën jugore të fshatit e do të vazhdojnë punën deri në afërsi të urës së Matit.
PER VIDEON KLIKONI: KETU
Njëri prej banorëve të kësaj lagjeje, Maksim Sadiku tha se me rihapjen e kanaleve kullues të ujërave të zeza dhe atyre të shiut, e gjithë fusha do të rikthehet në normalitet e pa ndotje.
“U bë e mundur pas 25 vitesh rihapja e kanaleve për kalimin e ujërave të zeza. Kështu shkaktohej një ndotje e madhe e mjedisit. Ishte një katastrofë e vërtetë. Pavarësisht neve që nuk biejmë dakord duke mos kërkuar të na preket toka. Kjo ka bërë që bashkia të jetë në hall me neve, të jemi realist. Unë falenderoj Bashkinë e Matit, Kryetarin e saj Nezir Rizvani si dhe juve si ndërmjetës që po na zgjidhni këtë problem shumë shqetësues për neve. Përfundimisht këtu shpëtohen mbi 20 ha tokë bujqësore nga çdo lloj ndotjeje. Po bëhet një punë e madhe jo vetëm për mua, por për gjithë komunitetin e kësaj zone” – tha Sadiku.
Banorët kishin kërkuar prej vitesh që të ndërhyhej në rihapjen e kanaleve kullues në lagjen “Almetaj”, pasi veç përmbytjeve që iu shkaktoheshin nga shirat, disa hektar tokë ndoteshin nga ujërat e zeza të qytetit të Burrelit.
Gazetar: Dritan Kurti
*******
Prill 2018
Banorët e fshatit Almetaj, në njësinë administrative Komsi, në bashkinë Mat, vetëm një rrugë i ndan nga qyteti. Por ndryshe nga qyteti i Burrelit, që flladitet nga një ajër i pastër gjatë gjithë stinëve, këta banorë jetojnë mes ndotjes. Ujërat e zeza të qytetit derdhen pikërisht në rrugën e tyre. Kanalet këtu e mbarojnë misionin e tyre dhe shkarkohen në hapësirë, për tu derdhur në një përrua i cili përshkon më tej fushat e fshatrave, duke shkaktuar problem të mëdha me ndotjen e këtyre zonave.
PER VIDEO KLIKONI: KETU
Në kuadër të projektit “Advokimi dhe nxitja e qytetarëve dhe medias, për të marrë pjesë në qeverisjen vendore dhe llogaridhënien e saj, për të ushtruar presion në realizimin e premtimeve elektorale”, organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Lëviz Albania, ka organizuar një takim me banorët e këtij fshati, për të advokuar reagimin e tyre qytetar.
PER VIDEO KLIKONI: KETU
Banorët thanë se gjatë verës, aroma e rëndë e ujërave të zeza e bën të pamundur jetesën në shtëpitë e tyre. Por më e keqja, është se këto ujëra, gjatë verës përdoren edhe për vaditjen e tokave nga banorët që jetojnë pranë përroit, e sidomos, përdoren nga bagëtitë për tu pirë, gjë që sipas tyre bën të rrezikshëm edhe qumështin e bagëtive.
PER VIDEO KLIKONI: KETU
Ata deklaruan gjatë takimit me drejtues të projektit se i janë drejtuar shumë herë bashkisë por nuk kanë marrë një përgjigje për problemin që kanë. Madje sipas tyre, edhe tubacionet që ishin sjellë për të ndërtuar rrjetimin e kanaleve të zeza, u morën sërish nga persona që nuk dihet.
PER VIDEO KLIKONI: KETU
Banorët janë angazhuar tashmë në realizimin e një peticioni, drejtuar bashkisë dhe qeverisë qëndrore, duke kërkuar zgjidhjen e këtij problemi madhor për jetësën e tyre. Sipas tyre, ky është hapi i parë i një reagimi më të fortë e të përbashkët të gjithë banorëve.
PER VIDEO KLIKONI: KETU
PER VIDEO KLIKONI: KETU
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...