Fusha e mjedisit
Vullnetarizmi si mjet edukimi dhe sensibilizimi
Prej vitit 2009, FML ka organizuar lëvizjen vullnetariste në fushën e mjedisit, Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve(KSHV). Çdo vit, KVSH organizon aksione për pastrimin e zonave bregdetare dhe parqet natyrore, kryesisht nga mbetjet urbane, në mbështetje të pushtetit vendor për përgatitjen e sezonit turistik. Çdo vit mobilizohen të paktën 500 vullnetare të moshave dhe profesioneve të ndryshme.
KSHV ka ndërmarrë aksione për patsirmin e liqeneve në kaskadën e hidrocentraleve të Lumit Drin, apo në mbjelljen e pemëve në zona të ndryshme pyjore, në bregdet dhe zona malore. Përmes kësaj lëvizjeje ne kemi frymëzuar vullnetarizmin në fushën e mjeidsit duke i shndërruar në “trend” aksionet për pastrimin e territorit si nga ana e qeverive ashtu dhe organizma të ndryshme shoqërorë, si shkolla, kompani private e tj.
Krijohet grupimi parlamentar “Miqtë e Mjedisit në Parlament”
Çështjet e mjedisit adresohen pak ose aspak gjatë fushatave politike, si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu në ato vendore. Edhe pse me ndikim të drejtëpërdrejtë në jetën tonë, mjedisi ka qenë një problem i të gjithëve dhe i askujt. Shqipëria dhe shqiptarët janë duke vuajtur sot pasoja të rënda të ndotjes së mjedisit nga mbetjet urbane, ndotjes së ujërave të lumenjve dhe bregdetit, por edhe ndotjes së ajrit nga gazrat, edhe pse nuk është një vend industrial.
Për të rritur forcën lobuese për çështet e mjedisit, organizata Forumi i Mendimit të Lirë, në Dhjetor 2021 ngriti për herë të parë grupimin politik “Miqtë e Mjedisit në Parlament”. Ky grupim është një bashkim vullnetar ligjvënësish, nga të gjitha forcat politike, për të kontribuar në rritjen e vëmendjes në komunitetin politik dhe jo vetëm, për këto çështje jetike për njerëzimin. Janë 22 deputetë që iu bashkuan kësaj nisiative.
Nxitja e përdorimit të automjeteve elektrike për një mjedis më të shëndetshëm
Në periudhën Shtator 2021- Gusht 2022 FML zbatoi projektin “Nxitja e përdorimit të automjeteve elektrike për një mjedis më të shëndetshëm”. Projekti organizoi një fushatë informimi në bashkitë Tiranë dhe Durrës, përmes takimeve të drejtëpërdrejta me banorët. Ata u informuan mbi pasojat e ndotjes që prodhojnë automjetetet që përdorin karburant fosil dhe efektet pozitive që kanë tekonologjia e re e automjeteve. Paralelisht u mblodhen propozime të banorëve se ku mendojnë ata se mund të vendosen stacione të rikarikimit të baterive të automjeteve elektrike dhe cfarë mendojnë ata se duhet të bëjë bashkia për ti avantazhur ata që përdorin të tilla automjete. Projekti konkludoi me prodhimin e një pakete rekomandimesh për bashkitë, mbi favorizimet që mund të bëhen në qytet për nxitjen e qytetarëve që të përdorin këto automjete, si dhe një harte se ku janë pikat që do të ishin më të favorizuara për banorët, për të ngritur stacionet e rikarikmimit.
Projekti u mbështet nga Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes programit “DEMOCRACY COMMISSION SMALL GRANTS”
Ndryshimet e klimës dhe pasojat e saj
Në periudhën Maj 2022- Qerhsor 2022 organizata zbatoi projektin “Përshtatja e bujqësisë, si sfidë përballë ndryshimeve klimatike”. Projekti ndërmori një fushatë takimesh me fermerve për ti informuar ata mbi paosjat e ndryshimeve të klimës në bujqësi, duke i këshilluar ata të kërkojnë asistenën e specialistëve për tu përballur me këto pasoja. U prodhuan reportazhe televizive për ti bërë prezent tek qeveria dhe publiku ndikimin që kanë kushtet e reja të klimës në bujqësi, veçanërisht në fushën e ujërave dhe bimët bujqësore. Projekti konkludoi me trajnimin e të gjithë specialistëve të agronomisë që shërbejnë në terren, në kuadër të bashkive dhe Ministrisë së Bujqësisë, si dhe me prodhiminm e një dokumenti rekomandimesh për qeverinë, duke vënë theksin tek nevoja e mbështetjes së kërkimit shkencor, si mundësia e vetme për ta futur bujqësinë në epokën e përshtatjes me kushtete reja të klimës. Dokumenti u prezantua në një seancë dëgjimore që organizata pati në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Projekti u mbështet nga CoPlan, me financimin e Qeverisë së Norvegjisë
Fusha e Medias
Nxitja e zhvillimit të medias
Në bashkepunim me organizatën Instituti i Studimeve Bashkëkohore(ISB), në periudhën 2008-2009, FML zbatoi projektin “Për një media më profesionale dhe më të pavarur në Shqipëri”. Projekti, prodhoi një dokument të çmuar për drejtuesit e medias, lidhur me tematikën që trajtojnë sot gazetat dhe televizionet shqiptare. Në qytete më të mëdha të vendit u organizuan focus-grupe me qytetarë të formimeve, profesioneve e moshave të ndryshme, nga të cilët u morën mendimet se çfarë tematike u intereson të trajtojë media. Nga intervistimi, rezultoi se qytetarët kërkojnë më shumë nga media trajtimin e problemeve sociale, shoqërore dhe ekonomike. Ndërkohë një monitorim i gazetave TV-ve kryesore në vend rezultoi se pjesën më të madhe të hapësirës e zënë lajmet me temë nga aktiviteti i partive politike. Dokumenti final i prodhuar nga ky projekt, ishte një rekomandim i çmuar për drejtuesit e mediave, për të orientuar politikat e tyre redaksionale.
Studimi u mbështet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri
Lajmet e gatshme vs lirisë së medias
Në periudhën Shkurt 2020 – Mars 2021, organizata bëri një hulumtim mbi mediat kryesore në vend për të dokumentuar përmasat e fenomentit të “lajmeve të gatshme” që prodhohen nga vetë institucionet. Projekti solli fakte që dëshmojnë cënimin e rëndë të lirisë së medias nga institucionet publike dhe partitë politike: Ato nuk i njoftojnë mediat për aktivitetet që zhvillojnë, por i prodhojnë vetë lajmet përmes zyrave të tyre të shtypit dhe ua shpërndajnë mediave. Mediat raportojnë në mënyrë uniforme të njëjtat fakte, të njëjtat imazhe, pa burime alternative, pa kërkime dhe investigime gazetareske.. duke shkelur rendë parimet profesionale dhe etike.
Lajmet që prodhohen nga vetë institucionet nuk përmbushin kriteret profesionale të të qënit lajm, por ngjasojnë më shumë më spote reklamuese të zyrtareve apo vetë isntitucioneve, të prodhuara nga zyrat e PR. Nga nje monitorim 2 mujor i tri televizioneve kombëtare, rezultoi se 843 lajme ishin prodhuar mbi burimet e informacionit dhe filmimet e prodhuara nga zyrat e shtypit të institucioneve publike dhe partive politike.
Projekti u mbështet nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA)
Qeverisja e mirë dhe aktivizmi qytetar
Transparenca e financimit të partive politik
Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 18 Qershorit 2009, FML, në bashkëpunim me organizatën IDRA, zbatoi projektin “Monitorimi i shpenzimeve elektorale për fushatën zgjedhore 2009”. Në projekt u përfshinë pesë partitë kryesore poltike në vend. Për herë të parë u ndërmor një investigim në terren, për të matur shpenzimet e partive politike ne fushatë. U monitoruan shpenzimet për reklamat televizve dhe në median e shkruar, reklamat publike si dhe u monitoruan shpenzimet e pjesshme për mitingjet hapëse dhe mbyllëse në qytete kryesore. Nga investigimi që ne bëmë dhe krahasimi me shpenzimet që partitë deklaruan pranë KQZ-së, rezultoi se partitë nuk kishin deklaruar të vërtetën. Pra, ato kishin pranuar financime të paligjshme. Ky dokument ishte i pari që provoi me fakte se partitë mashtrojnë në deklarimin e burimeve financiare për mbulimin e fushatave elektorale. Ai shërbeu si nxitës për një kërkesë të OSBE për hartimin e një ligji të ri për financimin e partive politike.
Projekti u mbështet nga Fondacioni “Shoqeria e Hapur për Shqipërinë-Soros”.
Nxitja e llogaridhënies së pushtetit
Llogaridhënie e qeverisjes, në nivel qëndror e vendor, është një nga handikapet e demokracisë në Shqipëri dhe ushtrimit të saj nga qytetarët. Në vitin 2009, ne zbatuam një projekt në qarkun e Elbasanit dhe Pogradecit, në dy bashki e dy komuna. Ne mblodhëm premtimet që kryetarët e bashkive dhe komunave kishin bërë gjatë fushatës për zgjedhjet vendore dhe pas dy vjetësh i përballëm ata me qytetarët për të dhënë shpjegime mbi shkallën e përmbushjes së tyre. Në takime masive, për herë të parë qytetarët patën mundësi të pyesin drejuesit vendorë mbi mbajtjen e premtimeve që u kishin bërë gjatë fushatës elektorale.
Monitorimi i qeverisjes
Në periudhën Mars 2016 – Qershor 2017, organizata zbatoi projektin “Monitorimi i bashkisë për realizimin e premtimeve elektorale dhe rritja e pjesëmarrjes qytetare në qeverisje dhe llogaridhënie përmes medias sociale”. Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2015 prganizata kishte mbledhur premtimet elektorale audio-video, që bënë kandidatët në katër bashki të vendit, Vlorë, Tiranë, Elbasan dhe Lezhë. Stafi përzgjodhi premtimet e matshme, si ato për ndërtime rrugësh, shkolla, kopshte, parqe etj dhe ngriti një proces monitorimi online. Premtimet video-audio, si dhe skriptuara, u publikuan në një platforme online të titulluar “UnëMonitoroj”, që iu dedikua këtij projekti, si dhe u hodhën edhe në faqen e organizatës http://fml.al/.
Në këtë mënyrë, qytetarët vetë mund të verifikonin rregullisht e në çdo kohë, se çfarë ishte bërë me realizimin e premtimeve që ishin bërë për fshatin qpo qytetin ku ata jetonin. Vecc monitorimit online nga vetë qytetarët, organizata ngriti edhe një proces ballafaqimi mes kryetarëve të bashkive dhe qytetarëve, duke shfaqur në salla premtimet e tyre elektorale dhe duke bërë një bilanc se çfarë ishte bërë deri në atë kohë për realizimin e tyre. Ky ishte procesi i parë monitorues e llogaridhënës, edhe pse i ngtirur në mënyrë të pjeshsme, ai shërbeu si model për angazhimin e qytetarëve në monitorimin dhe llogaridhënien e të zgjedhurve vendorë. Kjo platformë shërbeu edhe në zgjehdjet pasuese, ato të 2019, për ti përballur kryetarët që rikandidonin me premtimet dhe realizimet që kishin bërë në mandatin e mëparshëm.
Video-premtimet u përdorën edhe nga media, që filloi të përfshihej në procesin llogaridhënës.
Projekti I mbështet nga Ambasada e SHBA bnë Tiranë, përmes “DEMOCRACY COMMISSION SMALL GRANTS”
Vullnetarizmi në shërbim të mbrojtjes civile
Në perioudhën dhjetor 2021- Shkurt 2023 organizata zbatoi projektin “Vullnetarizmi rinor si si mundësi aktivizimi dhe angazhimin në dobi të komunitetit lokal”. Projekti konsistoi në ngritjen e 10 grupeve vullnetarësh, në 10 njësi administrative të shtrira në zona të ndryshme të vendit. Grupet e vullnetarëve, që u emërtuan Skuadra Vullnetare e Reagimit të Shpejtë(SVRSH), u rekrutuan mbi bazë të vullnetiti të tyre të lirë dhe u trajnuan në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për mundësinë e dhënies së ndihmës ndaj qytetarëve dhe bashkëpunimin me strukturat e pushtetit vendor, ne raste të emergjencave natyrore. Në fund të procesit të trajnimit ata u certifikuan nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, si të aftë për tu përfshirë në operacione ndihmëse në raste të fatkeqsive natyrore. Këto janë strukturat e para vullnetare si partnere të Mbrojtjes Civile, e cila përballet me vështirësi sa i takon bashkëpunimit me qytetarët na raste të fatkeqësive natyrore si zjarre, tërmete, përmbytje etj. Ky model është marrë tashmë nga Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes civile për tu shtrirë edhe në zona të tjera.
Ky projekt u mbështet nga LëvisAlbania, me financim të qeverisë Zvicerane
Nisiativa ligjore
Amendimi i Kodit Penal për gjakmarrjen
Në Shqipëri vazhdon të jetë prezent fenomeni i gjakmarrjes dhe u ngujimit, një traditë e të bërit drejtësi trashëguar që nga mesjeta, ku të drejtën penale e civile e bënin kodet dhe zakonet, të përmbledhura në një dokument që quhet Kanun. Edhe pse në një mënyrë të deformuar, zbatimi i këtyre zakoneve është një plagë e rëndë që shkakton viktima të pafajshme ndër burra, gra e fëmijë. Për të kontribuar në luftën kundër këtij fenomeni, FML, me ekspertët e saj hartoi një projektligj për amendimin e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në nenent që parashikonin dënimin e krimit të gjakmarrjes. Ne lobuam përmers një grupi deputetësh të cilët e paraqitën amendamentin dhe e mbrojtën atë në Komisionin e Parlamentar të Ligjeve, e më pas në seancën Plenarë të Kuvendit të Shqipërisë. Në Vitin 2008 Kuvendi miratoi me unanimitet amendimin e Kodit Penal dhe sanksionimin e tre neneve të reja për ndëshkimin e krimit të gjakmarrjes dhe ngunjimit. Tashmë në Kodin Penal, parashikohet si krim edhe detyrimi për ngujim dhe nxitja e vrasjes për gjakmarrje.
Dokumentimi i familjeve të ngujuara në qarkun e Shkodrës
Fenomeni i gjakmarrjes është i shtrirë në shumë qytët dhe rajone të vendit. Por sa familje të ngujuar janë në gjithë vendin? Sa persona janë të privuar nga liria si pasojë e kërcenimit me vrasje dhe mbi të gjitha sa fëmijë? FML prodhoi për herë të parë databazën e familjeve të ngujuara në qarkun e Shkodrës, ku fenomeni ishte më i përhapur e më i dhunshëm. Qeverisë, prokuorisë, policisë dhe strukturave të pushtetit vendor, iu dorëzuan të dhënat e sakta mbi numrin e familjeve të ngujuara, adresat e tyre, numrin e personave, numrin e femijëve, nivelin e tyre të arsimimit dhe gjendjen e tyre ekonomike. Ky ishte një material shumë i cmuar, mbi të cilën qeveria dhe pushteti vendor ndërtuan politikat sociale e arsimore në ndihmë të kësaj shtrese të shoqërisë. Ky document u mor edhe nga qeveritë e disa vendeve ku shqiptarët emigronbin dhe aplikonin për azil në emër të gjakmarrjes si Qeveria Britanike, Qeveria e Suedisë ndhe ajo e Norvegjisë.
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...