Jul 15, 2015 FML Aktivitete, Kryesore 0
Qindra qytetare nga Tirana u mblodhen pasditen e se dieles prane Priamides, ku ne shenje homzhi per dy viktimat e ngjarjes se rende te ndodhur ne Dukagjin, ndezen qirinje dhe vendosen lule prane fotografive te Mikal Svatos dhe Anna Kosinoves. E pranishem ne kete homazh te iniciuar nga Forumi i Mendimit të Lirë dhe aktorë të tjerë të shoqerisë civile dhe qytaret e kryeqytetit, ishte dhe sekretarja e pergjithshme e Ambasades se Republikes Ceke ne Shqiperi, e cila falenderoi te gjithe shqiptaret per ngushellimet dhe vleresoi punen e policise dhe prokurorise shqiptare. “Do doja te falenderoja te gjithe njerezit per mbeshtetjen dhe ngushellimet qe ne kemi marre qe pas ndodhjes se ngjarjes se tmerrshme. Gjithashtu do doja te vleresoja maksimalisht punen e Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Pergjithshme per ate qe bene ne Shkoder dhe do doja ti falenderoja per punen e tyre profesionale. Dua te siguroj qytetaret shqiptare qe ne do ti percojme ngushelimet e gjithe popullit shqiptar, familjeve e viktimave” – deklaroi . RADKA CALABKOVA, pasi dnezi një qiri.
Dy nga iniciatoret e kesaj nisme, Mentor Kikia dhe Eljan Tanini, u shprehen se me kete veprim te sotem, shqiptaret treguan se vec denimit qe do te marr nga ligji, autori ka marr dhe denimin maksimal te gjithe shoqerise shqiptare, atë të përbuzjes publike. “Kjo është një ndjesë e madhe për familjhet e viktimave në emër të të gjithë shqiptarëve” – tha Kikia.
Krah fotografive te dy viktimave dhe flamujve te shqiperise dhe Cekise, qytetaret e Tiranes dhe jo vetem vendosen qirinj si dhe lane mesazhe ngushellimi per familjet e dy viktimave, jeta e te cileve u nderpre ne menyre mizore mbremjen e se premtes me Prekal te Shkodres.
5 Korrik 2015
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...