FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Premtimet elektorale te z.Qazim Sejdini

Aug 24, 2015 FML Video Galeri 0


QAZIM SEJDINI

Përmbledhje e premtimeve elektorale të kryetarit të bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini

Takim me gratë e rajoneve 1 dhe 2, Elbasan

  1. Ujë 24 orë në qytet brenda vitit, është një nga ato mungesa dhe problematika të qytetit që nuk do të ekzistojë më.

Kusarth

  1. Transporti i fëmijëve në shkolla me mjete publike, falas për shtresat në nevojë dhe vendosja e sistemit të aboneve nga Bashkia Elbasan.
  2. Bashkia do të ketë inspektoriatin bujqësor për çdo shërbim në bujqësi, shërbimet të gjitha falas. Çdo njësi administrative do të ketë ndërmarrje shërbimi jo vetëm për rrugët por edhe për kanalet e vaditjes.
  3. Fshatrat do të kenë ndriçim rrugor
  4. Do të ndërtohet sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza.
  5. Azhornimi i tokave në të gjithë bashkinë e re do të bëhet në drejtorinë përkatese në këtë institucion qëndror të qeverisjes lokale.

 

Fushë Mbret

  1. Nxënësit që udhëtojnë disa kilometra në ditë për të shkuar në shkollë, do të kenë mundësi udhëtimi me abone.
  2. Brenda mandatit 4-vjeçar, në të gjitha fshatrat do të ketë ujë 24 orë.
  3. Brenda mandatit 4-vjeçar, 10 mijë vende të reja pune në territorin e re të Bashkisë Elbasan dhe punësimi në fshat si dhe nxitja e subvencionimi për vetëpunësim, do të jetë në politikat e reja të bashkisë.

Krastë, takim me të rinjtë

  1. Programet bashkiake të nxitjes së punësimit që do të mundësojnë nxitjen dhe hapjen e vendeve të punës që është nxitje për zhvillimin e ekonomive të vogla lokale. Kjo është detyra e parë dhe kryesore për ne, pasi pa punë nuk mund të shkojmë asgjëkundi. Ne jemi të detyruar t’u drejtohemi ju me programe punësimi dhe këtë do ta mbështesim në përkrahjen e qeverisë.
  2. Mbështetje për të rinjtë për të investuar në nisma e ide individuale të zhvillimit të karrierës së biznesit, përvojë kjo e fituar nga Bashkia Elbasan me programet IPA.
  3. Hapjen e zyrës së karrierës për të rinjtë, përmës partneritetit publik-privat.
  4. Ngritjen e një qendre multifunksionale të arsimit profesional, bazuar në infrastrukturën ekzistuese dhe e plotësuar me konvikt për nxënësit dhe kursantët që nuk janë nga qyteti.
  5. Ngritjen e një shkollë profesionale bujqësore.
  6. Dhënien e bursave dhe ndërmjetësimin përmes zyrës së karierës për studime universitare.
  7. Hapjen e bibliotekave publike për çdo njësi administrative në qytet dhe në çdo qendër komune.
  8. Ndërtimi i kompleksit artistiko-kulturor shumë aktivitetësh nëpërmjet partneritetit publik-privat.
  9. Kthimin e ambienteve sportive në shkolla në qendra e këndë sportive për fëmijët dhe të rinjtë.
  10. Komunikimi digital, internet në çdo qendër komune, projekt i USAID-it. Secili nga këto projekte ka kohën, planin e veprimit, momentin e duhur dhe mënyrën e financimit të tyre.

Elbasan, takim me gratë intelektuale

  1. Mbështetja që do të japim për nxitjen dhe zhvillimin e ideve novatore do të na çojë në përmbushejn e premtimit tonë, se në përfundim të mandatit 4-vjeçar, do të hapim 10 mijë vende të reja pune.

Lagjia ‘Vullnetari’, Elbasan

  1. Nuk ka asgjë që të na pengojë për të mbajtur premtimin e hapjes së 10 mijë vendeve të reja të punës, dhe 1 mijë prej tyre do të jenë për të rinjtë.

Elbasan, takim me fëmijët

  1. Të gjitha kopshtet do të kenë ngrohje me panale diellore, nuk do të ketë më asnjë problem me ngrohjen në kopshtet publike në qytet.
  2. Brenda 1 viti do të ndërtojmë palestrën e Kopshtit Nr. 9
  3. Në qytet do të ndërtohen edhe 4 kopshte të reja brenda 4-vjeçarit dhe 12 kopshte të reja do të ndërtohen në çdo qendër të 12 komuanave që tani janë pjesë e Bashkisë Elbasan.

Elbasan, takim me komisionin qytetar

  1. Problemet me ujin e pijshëm; me ujin për vaditje dhe azhornimi i tokave të të gjithë territorit të Bashkisë së re Elbansan, do të zgjidhet brenda dy viteve. Ndërsa në të gjitha fshatrat, ky do të jetë në problem që do të marrë zgjidhje brenda mandatit 4-vjeçar në drejtim të Bashkisë Elbasan.
  2. Do të vendosen sahatet dixhitale të ujit të pijshëm për çdo abonent dhe kjo do të jetë kosto e Bashkisë, pasi për qytetarët do të jetë falas.
  3. Fëmijët që duhet të udhëtojnë me urban apo autobus për të shkuar në shkollë, do të kenë abone falas nga Bashkia, është kjo një mënyrë për t’i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.
  4. Në dy vitet e para të mandatit, do të përfundojë instalimi i sistemit të ri të ngrohjes në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit.
  5. Do të rikonstruktohen qendrat e komunave
  6. Ndriçim edhe në fshatra
  7. Sfidë mbetet ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, ndërtimi i të cilit do të jetë zgjidhja përfundimtare për mos ndotjen e lumit Shkumbin, aty ku aktualisht derdhen ujërat e zeza.
  8. Në vitin 2016 përfundon landfilli i Elbasanit, në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik, invesim i cili ka nisur dhe po vijohet me intensitet, kështu do të shpëtojë jo vetëm territori i Bashkisë Elbasan me ndarjen e re territoriale, por ky landfill do të zgjidhë problemin e mbetjeve për gjithë prefekturën Elbasan.

Share

  • tweet
Premtimet elektorale te z. Fran Frrokaj “Lufta” që detyron shqiptarët të arratisen

FML

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Premtimet elektorale te z. Erjon Vleiaj
    Premtimet elektorale te z. Erjon Vleiaj

    Aug 31, 2015 0

  • Premtimet elektorale te z. Dritan Leli
    Premtimet elektorale te z. Dritan Leli

    Aug 30, 2015 0

  • Premtimet elektorale te z. Fran Frrokaj
    Premtimet elektorale te z. Fran Frrokaj

    Aug 28, 2015 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved