FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Premtimet elektorale te z. Erjon Vleiaj

Aug 31, 2015 FML Video Galeri 0


Premtimet elektorale të Z. Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë

Takim me banorë të vjetër të Tiranës

  1. Liqenin e Kasharit do ta bëjmë park siç është ai i Liqenit Artificial

Takim në Njësinë Nr. 10

  1. Të integrojmë linjat urbane me linjat rurale dhe të çojmë nga 10 në 19 ose 20 linja në tërritorin e bashkisë së re të Tiranës.
  2. Dyfishimi i linjave do na sigurojë më pak trafik në Tiranë pasi përmirësohet cilësia e transportit publik.
  3. Do të mundohemi të zhdukim pabarazinë mes shkollave, kopshteve, çerdheve të qytetit me ato të fshatrave.
  4. Në 4 vitet e para, për 1 milionë banore të kemi 100 kopshte dhe 200 shkolla.

Takim me ambientalistët

1.Jemi të vendosur që të gjitha të ardhrat që do të mblidhen nga parkingu, do të jenë të destinuara për gjelbërimin e qytetit.

Kashar

1.Tirana do të ketë minimalisht 4 tregje në të gjitha pikat hyrëse dhe kjo do të sjellë treg të sigurtë të prodhimeve tuaja.

Takim në Njësinë Nr. 4

1.Në mbledhjen tonë të parë, vendimi që do të merret është shpërndarja e banesave sociale dhe ata i përfitojnë ato, do të bëhen publik

Takim me të rinjtë

  1. Do të themelojmë Këshillin e të Rinjve
  2. Do të ketë buxhet për rininë
  3. Karta e studentit do të bëhet realitet
  4. Shkollat do të shihen edhe si qendra komunitare
  5. Do të rrisim sigurinë në shkolla
  6. Do të nxisim sipërmarrjen rinore
  7. Ekipet sportive dhe kampionatet mes shkollave, realitet
  8. Do të themelohet inkubatori i biznesit
  9. Qendrat rinore do jenë realieti i Tiranës

Takim për shkollat

  1. Do të sigurojmë ngrohjen në çerdhe, kopshte dhe shkolla brenda vitit tonë të parë.
  2. Do të nisë ndërtimi i 5 çerdheve të reja brenda mandatit tonë të parë
  3. Do të jenë 8 kopshte të integruara me çerdhe brenda mandatit të parë
  4. Do të ndërtojmë 10 shkolla të reja brenda mandatit të parë.

Takim për turizmin

  1. Hartimi i një guide turistike shqip dhe anglisht për ato çka ofron Tirana.
  2. Guida dhe harta lëvizjeje për ekskursione ditore ose gjysmëditore.
  3. Faqe interneti për promovimin e llojeve të turizmit në Tiranë.
  4. Negocimi për hapjen në Tirane të një hoteli, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të hotelerisë.

Takim me sportistët

  1. Rehabilitimi i palestrave dhe terreneve sportive në të gjitha shkollat e Tiranës.
  2. Hapësira sportive në çdo njësi administrative të Tiranës.
  3. Partneritet me tifozët dhe ekipin e Tiranës.
  4. Mbështetje për të gjitha klubet që ushtrojnë aktivitetin në territorin e Bashkisë.
  5. Në vitin e parë do të dyfishohet fondi për sportn në buxhetin e Bashkisë.
  6. Dyfshimi i hapësirave sportive për çdo 100 mijeë banorë (brenda vitit të parë)
  7. 90 ambjente të reja sportive në hapesirat e lira brenda pallateve.
  8. Për 4 vjet, krijimi i 40 ambjenteve sportive për 100 mijë banorë.
  9. Rikonstruksion i të gjitha ambjenteve sportive në pronësi të bashkisë.

Takim në Zallbastar

  1. Duhet patjetër të shtrojme 3.5 km rrugë për t’u lidhur me Rrugën e Arbrit.
  2. Në hyrje të Tiranës, nga rruga e Dibrës do të kemi një treg për të gjithë produktet e zonës.

Takim, Njësia Nr.6

  1. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të ndërtojmë një qendër shëndetësore në Yzberisht.
  2. Rikonstruksion në shkollën “Lasgush Poradeci” dhe kopshtet 21 dhe 34.
  3. Do të ndërtojmë një kopësht dhe një shkolle 9-vjeçare të re në zonën e Unazës së Re, pranë KMY-së në Yzberisht.
  4. Rikonstruktimi i fushës së sportit në qendër të Kombinatit, që është 18 mije metra katrorë.

Veliaj për kujdesin social

  1. Do të hapim 3 menca sociale për të ofruar ushqim falas për shtresat në nevojë.
  2. Do të çelen 5 qendra ditore për të moshuarit.
  3. Program riintegrimi social.
  4. Garantim i aksesit në institucionet publike në Tiranë për persona me aftësi të kufizuar.
  5. Program për mbrojten dhe kujdesin e fëmijëve në rrugë.
  6. Brenda 100 ditëve të para shpërndarja e te gjitha banesave sociale (385 të tilla).
  7. Hartimi i një politike për strehim social.

Takim në Njësinë Nr. 2

1.Do të nisë menjëherë rikonstruksioni i shumë rrugëve të amortizuara dhe pusetave të hapura në këtë njësi, shqetësim për banorët dhe kalimtarët.

Takim në Pezë

  1. Integrimi rrugor i fshatrave të Pezës me Tiranën.
  2. Ndërtimi i rrugës Pezë – Gjysyl Konjë(4km) dhe i rrugës së Varoshit (2 km).
  3. Ndërlidhja me transportin publik me Tiranën.
  4. Organizimi i tregjeve.
  5. Vendosja në punë e sistemit të vaditjes dhe kullimit në territorin e Bashkisë Tiranë.
  6. Ngritja e Qendres së Agronomisë dhe Veterinarisë për të orientuar fermeret.
  7. Ndërtimi i pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale.
  8. Nisma për fermat dhe bizneset agrobujqësore.

Takim në Njësinë Nr.5

  1. Do të rehabilitojmë tërësisht kanalizimet në të gjitha lagjet e ksaj njësie të cilat përmbysin rrugët kur bie shi.
  2. Pas 21 Qershorit do të ndërpresim menjeëherë kontratën me kompanine e cila nuk kryen pastrimin.

Veliaj për infrastrukturën

  1. Rehabilitimi emergjent i të gjitha rrugëve të degraduara.
  2. Ndëërhyrje për vënien në funksion të plotë të kanalizimeve për të shpmangur përmbytjet.
  3. Pajisje me puseta të të gjitha rrugeve dhe trotuarave të dëmtuara.
  4. Rikthimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjishme.
  5. Krijimi i hapësirave për transport publik.

Takim në Njësinë Nr. 8

  1. Rikonstruksioni dhe ndërtimi i shumë rrugëve të dëmtuara në këtë njësi.
  2. Do t’i shkojmë luftës deri në fund për 60 lejet që Basha dhe S.Berisha dhanë në pragfushatë.

Veliaj për hipotekat

  1. Brenda mandatit tonë 385 pallatet dhe 20 mijë familjet do të marrin hipotekën në dorë.
  2. Për pallatet e reja, bashkia do të inspektojë punimet.
  3. Brenda mandatit të parë të gjitha pallatet do të kenë administrator që lincensohen nga Bashkia

Veliaj për bujqësinë

1.Bashkia do të ndihmojë me grante të gjithë ata që kanë nje projekt mbi kulturat bujqësore.

Për Kopshtin Zoologjik

  1. Do ta kthejmë Kopshtin Zoologjik një hapësiëe që Tirana e meriton.
  2. Do ta integrojmë me Kopshtin Botanik dhe me Parkun e Liqenit.
  3. Do të krijojme 3 ishuj (Parku i Liqenit – Kopshti Botanik – Kopshti Zoologjik) të lidhur me njëri-tjetrin ku të krijohet hapësira ideale për të kaluar ditën apo fundjavën.

Veliaj për trafikun

  1. Do të investojmë për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore në partneritete publike dhe private.
  2. Do të luftojmë të gjtha lejet e ndërtimit abuzive dhe çdo lloj tenderi që është bërë në fushatë.
  3. Audit në Bashki për të gjitha padrejtësitë që kanë ndodhur.
  4. Do të rikonceptojmë totalisht linjat e autobusëve në Tiranë, nga 10 linja do ta çojme në 19-20 linja te reja.

Takim në Njësinë Nr. 1

  1. Do të ndërtohet një urë e re në Shkozë e cila nuk do të përmbytet
  2. Do të zhbllokohen në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, çerdhja dhe kopshti që janë ne banesat sociale (i kishte bllokuar bashkia).

Veliaj për ndotjen

  1. Ndërtimi i një impjanti për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve.
  2. Do të ndalohet rreptësisht djegia e mbeturinave.
  3. Do të fillojmë pastrimin nga mbetjet e lumenjve.
  4. Ndërtimi i një impjanti modern për përpunimin e ujërave të zeza.

Veliaj për ndërtimet

  1. Sa të jem unë kryetar nuk do të ketë leje për ndërtim në Qendren Don Bosko.
  2. Nuk do të ketë më leje ndërtimi te Diga e Liqenit

Veliaj me biznesin

  1. Nuk do të inkurajojmë ndërtimet në pjeset me dendësi objektesh.
  2. Nuk do të ketë më lejë të reja ndërtimi pa u shitur apartamentet që janë pa shitur aktualisht.
  3. Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë do t’i japim biznesit që është i fokusuar në produktet “MADE in TIRANA”, kapanone me qira 1 euro m2.

Takim në Njësinë Nr. 10

1.Pas 21 Qershorit ne do të çlirojmë parkingjet e uzurpuara pa të drejtë.

Takim në Krrabë

  1. Do të synojmë që me kthimin e Krrabës në një zonë atraksioni turistik të qytetit, të rikthehen banorët e vjetër të saj për të ofruar shërbime.
  2. Do të bëjmë politika te KM 0, në mënyrë që njerezit nga Tirana të vijnë të blejnë produktet këtu.
  3. Përmirësim të transportit publik.
  4. Ujësjellës për fshatrat Mushqeta dhe Skuterrë.
  5. Rikonstruksion të disa rrugëve.
  6. Ndërtimi i një fushe sporti për të rinjtë në Krrabë.

Takim në Njësinë Nr. 6 (Kashar)

  1. Për të gjithë zonën e Unazës së Re ne kemi premtuar ndërtimin e shkollës dhe kopshtit dhe ju do e keni.
  2. Qendra Shëndetësore që ju mungon, do të ndërtohet.

Takim në Njësinë Nr.9

  1. Në mbledhjen e parë do të merret vendimi për shpërndarjen e banesave sociale.
  2. Do të planifikojmë ndërtimin e banesave të tjera sociale sipas nevojave të qytetit.

Takim në Farkë

  1. Është në planin e bashkisë që të ndërhyjmë për të rregulluar infrastrukturën rrugore në të gjithë Farkën.

Veliaj në Njësinë Nr.8

  1. Zhbllokimi i të gjithë hapësirave të zëna.
  2. S’ka me shitje mallrash në rrugë, do të ketë një treg.
  3. Hipoteka për të gjitha pallatet që nuk janë bërë deri tani.

Veliaj në Njësinë Nr.7

  1. Do të fillojmë me rregullimin e 71 rrugëve të amortizuara

Takim në Baldushk

  1. Premtojmë sjelljen e ujit në disa zona të Baldushkut.
  2. Transport publik në Baldushk.
  3. Pastrimi dhe mirëmbajtja e disa rezervuarëve.
  4. Do të ndërtohet ura Koçaj-Veski.
  5. Hapet segmeti rrugor Koçaj-Veski-Parret-Shënkollë.

Veliaj me veteranët

  1. Hapësira publike në çdo lagje.
  2. Mund të hapen shtëpi veteranësh, ku sherbehet me kosto shumë të ulët shtypi i ditës dhe kafeja e mëngjesit.
  3. Në 24 njësi të kemi 24 partneritete me komunitetin e veteranëve.
  4. Bashkëpunim për të pasur një inventar të objekteve personale të veteranëve që kanë nevoje për restaurim.

Veliaj me studentët

  1. Do të kemi një fond të bashkisë për nxitjen e punësimit të të rinjve.
  2. Do mundësojmë që 1000-1200 të rinj të bëjnë praktikën në bashki.
  3. Brenda mandatit të parë do të fillojmë emetimin e Kartës Studentore.
  4. Do të anulohen të gjitha kontratat për linjat e transportit publik që janë bërë gjatë fushatës dhe të gjithë abuzuesit do të shkojnë para drejtësisë.

Veliaj në Njësinë Nr.9

  1. Lejet që jane dhënë para moratoriumit do të rishihen të gjitha. Ato që jane për t’u anuluar do të anulohhen.

Takim, Dhoma e Tregtisë

  1. Krijimi i 3 terminaleve të hyrjes në Tiranë, 3  terminale të tranportit publik. Këto mund të bëhen në partneritet me biznesin.
  2. Në 100 ditët e para, duam ta krijojmë dhe ta fillojmë Këshillin Ekonomik të Tiranës.
  3. S’do të mungoj në asnjë mbledhje të Këshillit Bashkiak.
  4. Do të ketë taksa progresive

Veliaj në Bërzhitë

  1. Do të sigurojmë një linjë të mirë transporti për Bërzhitën.
  2. Do të përfundojë ujësjellësi në Ibën e sipërme.
  3. Rikonstruksioni i digës së Skurranes për të furnizuar me uje për vaditje disa fshatra.
  4. Pastriumi i kanaleve vaditese Kllojkë dhe Pëllumbas.
  5. Rikonstruksion i shkolles 9-vjeçare Mihajas.
  6. Ndërtimi i një qendre shëndetësore në Mihajas.
  7. Hapja e rrugës 3.5 km që lidh disa fshatra me rrugën nacionale.

Në stadiumin ‘Selman Stërmasi

  1. Nuk do të firmos, nuk do të rinovonoj asnjë kontratë qe i heq copa (llokma) aseteve të klubit Tirana për t’ia dhënë të tretëve.
  2. Do të bashkëpunojmë me qeverinë që stadiumi kombëtar të jetë jashtë Tiranës.
  3. Do të kenë vëmendjen e duhur edhe impiantet e tjera sportive në qytet.
  4. Bashkia do të ndihmojë edhe klubet e tjera që janë në kryeqytet.
Share

  • tweet
Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri? Premtimet elektorale te z. Dritan Leli

FML

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Premtimet elektorale te z. Dritan Leli
    Premtimet elektorale te z. Dritan Leli

    Aug 30, 2015 0

  • Premtimet elektorale te z. Fran Frrokaj
    Premtimet elektorale te z. Fran Frrokaj

    Aug 28, 2015 0

  • Premtimet elektorale te z.Qazim Sejdini
    Premtimet elektorale te z.Qazim Sejdini

    Aug 24, 2015 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved