Eshtë e njëjta situatë. Ashtu si në të gjitha njësitë administrative në zonat rurale, që me ndarjen e re territoriale iu bashkuan bashkive të mëdha, edhe në Novoselë të Vlorës, banorët të thonë të njëjtën gjë: Ka dy vjet që në fshatrat tanë nuk është ngulur asnjë gozhdë. Dikur, kur ishim komunë, edhe mbyllej ndonjë gropë e hapej ndonjë kanal, por tani asgjë. Edhe një llampë shkolle kur digjet duhet ta blejë administratori apo drejtori i shkollës me lekët e veta, pasi duhen procedura derisa të dalë fondi nga buxheti i bashkisë”.
Në kuadër të zbatimit të projektit “Monitorimi i bashkisë për realizimin e premtimeve elektorale dhe nxitja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin llogaridhënës”, Forumi i Mendimit të Lirë, organozi një takim bashkëbisedues dhe sensibilizues me banorë të njësisë administrative Novoselë.
Drejtuesi i organizatës Mentor Kikia, gjatë prezantimit të projektit tha se qëllimi ynë është të nxisim banorët të jenë kërkues ndaj bashkisë, për ta detyruar atë të realizojë premtimet e fushatës elektorale, përmes të cilave kryetari i bashkisë mori edhe votat. Gjithashtu ai kërkoi që banorët të jenë aktivë dhe pjesëmarrës në qeverisje, duke sygjeruar pranë bashkisë prioritetet e zonës së tyre.
Duke folur në këtë takim banorët renditën një sërë problemesh me të cilat përballet njësia e tyre dhe që kanë qenë premtime elektorale sit ë qeverisjes vendore ashtu dhe të qeverisjes qëndrore, por që as njëra dhe as tjetra nuk i kanë përmbushur.
-Mospastrimi i kanaleve kulluese, duke bërë që tokat të përmbyten rregullisht.
-Mungesa e ujit të pijshëm si pasojë e mosndërhyrjes në rrjetin e ujësjellësit, i ndërtuar që para 40 vjetësh dhe tashmë tërësisht i amortizuar.
-Mungesa e mbi ose nënkalimit pasi autostrada Fier – Vlorë ka ndarë fshatin nga tokat e tyre.
-Degradimi i rrugëve komunale, rrugeve të brendshme të fshatit, tek të cilat nuk është bërë asnjë mirëmbajtje.
-Investimi në shkollat e fshatrave të cilat janë të degraduara nga ana infrastrukturore si rrjeti i hidraulik apo elektrik.
-Mungesa e ndricimit publik
-Mungesa e regjistrimit të tokës bujqësore
-Komuniteti rom ankohet për mungesën e kanalizimeve në lagjen e tyre duke bërë që të jetojnë në një mjedis të rrezikshëm për shëndetin.
Forumi i Mendimit të Liri nxiti qytetarët që të reagojnë përmes të gjitha formave demokratike për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre që kanë qenë edhe premtime te politikanëve.
Kjo fushatë ndërgjegjësimi është mbështetur nga projekti “Lëviz Albania” dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...