FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Banorët e Novoselës: Ktheni sytë edhe nga fshati (VIDEO/FOTO)

Feb 26, 2017 fml Kryesore 0


Eshtë e njëjta situatë. Ashtu si në të gjitha njësitë administrative në zonat rurale, që me ndarjen e re territoriale iu bashkuan bashkive të mëdha,  edhe në Novoselë të Vlorës, banorët të thonë të njëjtën gjë: Ka dy vjet që në fshatrat tanë nuk është ngulur asnjë gozhdë. Dikur, kur ishim komunë, edhe mbyllej ndonjë gropë e hapej ndonjë kanal, por tani asgjë. Edhe një llampë shkolle kur digjet duhet ta blejë administratori apo drejtori i shkollës me lekët e veta, pasi duhen procedura derisa të dalë fondi nga buxheti i bashkisë”.

Në kuadër të zbatimit të projektit “Monitorimi i bashkisë për realizimin e premtimeve elektorale dhe nxitja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin llogaridhënës”, Forumi i Mendimit të Lirë, organozi një takim bashkëbisedues dhe sensibilizues me banorë të njësisë administrative Novoselë.

Drejtuesi i organizatës Mentor Kikia, gjatë prezantimit të projektit tha se qëllimi ynë është të nxisim banorët të jenë kërkues ndaj bashkisë, për ta detyruar atë të realizojë premtimet e fushatës elektorale, përmes të cilave kryetari i bashkisë mori edhe votat. Gjithashtu ai kërkoi që banorët të jenë aktivë dhe pjesëmarrës në qeverisje, duke sygjeruar pranë bashkisë prioritetet e zonës së tyre.

Duke folur në këtë takim banorët renditën një sërë problemesh me të cilat përballet njësia e tyre dhe që kanë qenë premtime elektorale sit ë qeverisjes vendore ashtu dhe të qeverisjes qëndrore, por që as njëra dhe as tjetra nuk i kanë përmbushur.

-Mospastrimi i kanaleve kulluese, duke bërë që tokat të përmbyten rregullisht.

-Mungesa e ujit të pijshëm si pasojë e mosndërhyrjes në rrjetin e ujësjellësit, i ndërtuar që para 40 vjetësh dhe tashmë tërësisht i amortizuar.

-Mungesa e mbi ose nënkalimit pasi autostrada Fier – Vlorë ka ndarë fshatin nga tokat e tyre.

-Degradimi i rrugëve komunale, rrugeve të brendshme të fshatit, tek të cilat nuk është bërë asnjë mirëmbajtje.

-Investimi në shkollat e fshatrave të cilat janë të degraduara nga ana infrastrukturore si rrjeti i hidraulik apo elektrik.

-Mungesa e ndricimit publik

-Mungesa e regjistrimit të tokës bujqësore

-Komuniteti rom ankohet për mungesën e kanalizimeve në lagjen e tyre duke bërë që të jetojnë në një mjedis të rrezikshëm për shëndetin.

Forumi i Mendimit të Liri nxiti qytetarët që të reagojnë përmes të gjitha formave demokratike për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre që kanë qenë edhe premtime te politikanëve.

Kjo fushatë ndërgjegjësimi është mbështetur nga projekti “Lëviz Albania” dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.











Share

  • tweet
Reagimi i banorëve nxit mbajtjen e premtimeve elektorale (FOTO) Kanina kërkon mbajtjen e premtimeve

fml

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved