FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Takimi ballafaques, banorët e periferisë: Paguajmë taksa njësoj, por nuk marrim shërbime

Apr 26, 2017 fml Kryesore 0


Takimi i radhës ballafaques mes qytetarëve dhe Bashkisë së Tiranës u zhvillua në sallën e aktiviteteve të shkollës së mesme “Eqerem Cabej”. Drejtuesi i organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, Mentor Kikia, shpjegoi se projekti “Monitorimi i bashkisë për realizimin e premtimeve elektorale dhe nxitja e qytetarëve në procesin llogaridhënës”, i mbështetur nga “Lëviz Albania”,  synon të vërë bashkinë përballë premtimeve elektorale që ka bërë kryetari i saj gjatë fushatës, si dhe t’i informojë dhe nxisë qytetarët të jenë më kërkues ndaj pushtetit vendor për realizimin e këtyre premtimeve.

Kikia theksoi se vetëm kështu ne do të kemi një pushtet vendor më të përgjegjshëm, por edhe një shoqëri më aktive dhe më kërkuese, ndaj klasës politike në përgjithësi.

Pasi u shfaqen në video-projektor videot e premtimeve elektorale të Z.Veliaj, përfaqësuesja e bashkisë, Liri Qoshi, informoi qytetarët lidhur me investimet që janë bërë në disa prej zonave të kryeqytetit, veçanërisht atë të periferise veri-lindore.

Risistemimi i bregut të Lumit Tiurana, për të shmangur përmbytjet e herë pas hershme që ndodhnin në këtë zonë, hapja e një qendre multifunksionale në Allias, hapja e një qendre sociale në zonën e Bregut të Lumit, rindërtimi i rrugës “Shefqet Kuka”, ndërtimi i një parku lojërash në atë që njihet si zona e Katrorit, restaurimi i fasadave të vjetra, etj.

Qoshi tha se këtë vit do të fillojë edhe rindërtimi i “Rrugës së Dibrës”, e cila do të bëhet moderne me të gjithë elementet e insfrastrukturës, si trotuare të reja, korsi biçikletash, etj.

Por qytetarët kërkuan më shumë angazhim, kryesisht në rikonstruksionin e rrugëve të brendëshme. Gani Beqiri tha se edhe aty ku janë ndërtuar rrugët janë hequr apo ngushtuar shumë trotuaret dhe njerëzit e kanë të vështirë të ecin, apo nuk janë ndërtuar apo lënë vende për parkimin e automjeteve.

Brahush Rametaj, nga zona periferike e Tufinës kërkoi vemendjen e bashkisë edhe për periferinë, pasi siç theksoi ai, edhe “ne paguajmë taksa si të tjerët, por nuk marrim shërbim nga bashkia njësoj si qytetarët brenda zonës urbane të Tiranës”.

Në përfundim të takimit, banorët e zonës periferike të Alliasit vendosën t’i drejtohen me një peticion bashkisë, duke renditur problemet më të mprehta me të cilat ata përballen.





















Share

  • tweet
Plazhet po pastrohen! Pushues, ruajini kështu, hidhini mbeturinat në kosha! (FOTO) Takim ballafaques në Shëngjin, banorët kërkojnë investime në turizëm dhe infrastrukturë

fml

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved