Një tjetër aksion i Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, si shembull i angazhimit qytetar për mbajtjen pastër të mjedisit, u zhvillua këtë të dielë.
Dhjetra vullnetarë nga Tirana pastruan nga mbeturinat pjesë të konsiderueshme të një prej zonave turistike më të mëdha dhe më të frekuentuara të Veriut të vendit, Velipojës.
Edhe pse situata paraqitej më e përmirësuar sa i takon nivelit të ndotjes se vitet e tjera, vullnetarët larguan nga zona qindra thasë me mbeturina.
Vullnetarët punuan për pastrimin e një pjese të zonës ranore të këtij plazhi si dhe të parkut të pishave dhe parkut të Lagunës së Vilunit.
Korpusi i Vullnetarëve apeloi edhe njëherë përmes punës tek pushteti vendor u kësaj zone dhe drejtuesit tij, si dhe tek komuniteti i banorëve, që ta mbajtjen pastër Velipojën.
Pushuesve iu ndanë qese, ku u ftuan të hedhin mbeturinat. Pushuesit nga ana tjetër u ankuan për mungesën e koshëve në plazh.
Mbetjet e grumbulluara nga vullnetarët e korpusit u morën prej makinerive të firmës sipermarrëse të pastrimit.
Plazhi i Velipojës është një nga zonat më të frekuentura të Shqipërisë gjatë sezonit të verës.
Ky aktivitet, për herë të parë shtrihet edhe gjatë sezonit dhe organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, duke përfshirë jo vetëm pastrimin e plazheve por edhe monitorimin e tyre gjatë sezonit, për t’i klasifikuar plazhet sipas cilësisë së higjienës publike.
Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, lëvizja më e madhe vullnetariste mjedisore në vend, për të 9-tin vit radhazi do të vijojë javët e ardhshme pastrimin e zonave turistike dhe jo vetëm.
Klikoni ketu: FOTO
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...