FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Mjedisi duhet të jetë kryefjala e politikës, sepse është ekonomi dhe shëndetësi

Jun 23, 2017 fml Kryesore 0


Në tubimet elektorale njerëzit degjojnë premtime, akuza ndaj kundërshtarit, batuta, pse jo edhe ndonjë barcoletë. Por për mjedisin dëgjojnë pak ose aspak. Në Gramsh natyra ka dhuruar shumë mrekulli. Njerëzit jo vetëm nuk i kanë shfrytëzuar për ekonomi, por kanë shkatërruar sa kanë mundur. Edhe për këto nuk flitet. Shqiptarët janë shumë pak të ndjeshëm për këto cështje, ndaj dhe në takimin me kandidatët e PS shumë prej tyre kanë ardhur thjeshtë të dëgjojnë.

Unë nuk lodhem duke takuar e biseduar me njërëz. Ka nga ata që janë të vetëdijshëm për cfarë përfaqëson mjedisi. Ka nga ata që mendojnë se hedhja e plehrave në lumë është një gjë normale. Takuam shumë prej tyre. Folëm për rëndësinë që ka liqeni hidrocentralit që e ka bërë natyrën e Gramshit të duket si Zvicër. Folëm për rrezikun që i kanoset atij nga mbeturinat që ende hidhen nëpër përrenj duke përfunduar në liqen. Folëm për shkatërrimin e pyjeve dhe rrezikun e erozineve. Folëm për parqet dhe mrekullitë e natyrës, ujëvarën e Sotirës e të tjera, që duhen shfrytëzuar për turizëm, por duhen ruajtur duke mos i ndotur e duke mos i shkatërruar.

Ne kemi mbledhur shqetësimet e banorëve për cështjet e mjedisit, dhe ia kemi përcjellë politikës. Por të dyja palët, si pushteti, pra politika, ashtu edhe njerëzit duhet të jenë më të ndjeshëm. Nëse një rrugë mund ta ndërtosh për dy vjet nëse i ke paratë, një pyll nuk e ngre dot edhe sikur të kesh miliarda, pasi natyra kërkon kohën e saj të rigjenerohet.

Ndaj duhet të bëhet më shumë për ta ruajtur.

Forumi i Mendimit të Lirë dhe Korpusi i Vullnetarëve, pjese e rrjetiti te organizatave mjedisore, ECIM, ndoqi takimet elektorale të partive në Elbasan dhe Gramsh, në kuadër të një projekti të REC, me mbështetjen e Ambasadës Suedeze dhe konstatoi me kenaqësi gatishmërinë e kandidatëve për të përshfirë në programe sygjerimet tona. Por duhet që njerëzit të jenë më të ndërgjegjshëm. Të kërkojnë më shumë nga ata që u japin votën.








Share

  • tweet
Velipoja, një plazh i mrekullueshëm që ia vlen Profesor Edmond Spaho: Shqiptarët të pasensibilizuar për mjedisin

fml

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved