FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Jemi duke bërë vetëvrasje kolektive! Duhet të ndryshojmë, ndryshe…

Jul 06, 2017 fml Kryesore 0


Nga Mentor Kikia

Në Kukës, banorët e një fshati, Breg Lumas, po përballen me pasojën e drejtëpërdrejtë të nivelit skandaloz të ndotjes se liqenit të hidrocentralit të Fierzës. Një pasuri e paçmuar që mund ta shndërronte në Zvicer këtë rajon, është kthyer tashmë në fatkeqësinë e tij. Një koloni mizash ka pushtuar liqenin e bashkë me të edhe fshatin, duke marshuar nëpër rrugë e shtëpi, si të ishte një skenë filmi horror.

Prej vitesh liqeni i Fierzës është bërë vendi i grumbullimit të mbetjeve që hidhen përgjatë dy degëve të Drinit, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.

Të gjithë lumenjtë e Shqipërisë janë shndërruar në vendin e hedhjes së mbeturinave. Kudo shkarkohen ujërat e zeza në mjedise të hapura. Kudo po qelbemi. Në male e fusha. Shkumbini, Erzeni, Ishmi, Semani etj, janë ndotur në atë shkallë sa uji i tyre as për vaditje nuk duhet të shërbejë më.

Dhe e keqja është se nuk ndalemi, nuk frenojmë asgjë, nuk marrim asnjë masë. Merremi me çdo gjë të mundëshme, por me atë që po na rrezikon seriozisht jetën jo. Vendimi i parë dhe investimi i parë i rëndësishëm që duhet të bëhet është ndalimi i hedhjes së mbetjeve nëpër përrenj e lumenj dhe ndërtimi i infrastrukturës së mbledhjes së tyre.

Po vrasim veten o njerëz, e kuptoni këtë apo jo? Nuk është më cështje imazhi, është cështje jete. Mjedisi nuk është çështje luksi, është njësoj si të jashtëqitesh në dhomën ku ha dhe fle.

Ja këtë po bëjmë ne!

P.S: Unë ju lutem ta përhapim sa të mundemi këtë postim, në formën e një proteste qytetare, me shpresën se qeveria dhe ata që ndotin do të na dëgjojnë.




Share

  • tweet
Lumi Shkumbin i ndotur Korpusi i Vullnetarëve pastron nga mbeturinat plazhin e Tales

fml

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved