Të dielën fushat dhe lendinat e Parkut Kombëtar të Llogaras që frekuentohen nga njerëzit u pastruan nga Korpusi i Vullnetarëve.
Fatkeqësisht ky mjedis bukuri e rrallë natyrore ishte ndotur nga njerëzit që e pëlqejnë natyrën, por që nuk e respektojnë atë.
Qindra vullnetarë të ardhur nga Tirana sfiduan shiun dhe bashkë me ekipin e parkut, i cili ka bërë një punë fantastike në këtë zonë, larguan mbeturinat nga fushat dhe lendinat.
Një punë e mrekullueshme u bë dje në pastrimin e Parkut të Llogarasë, i cili është një zonë e mbrojtur dhe shumë e frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj.
PER FOTO KLIKONI: KETU
Korpusi i Vullnetarëve i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që përdorin këto atraksione turistike, por dhe Bashkive që t’i mbajnë pastër.
Ky aksion u mbështet nga Raiffeisen Bank.
PER FOTO KLIKONI: KETU
Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, lëvizja më e madhe vullnetariste mjedisore në vend, për të 10-tin vit radhazi do të vijojë javët e ardhshme pastrimin e zonave turistike.
PER FOTO KLIKONI: KETU
PER VIDEO KLIKONI: KETU
PER VIDEO KLIKONI: KETU
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...