Aksioni i radhës i Korpusit të Vullnetarëve, në bashkëpunim me kompaninë TAP, ishte qyteti historik dhe turistik i Beratit. Mbi 250 vullnetarë, punonjës të bashkisë dhe administratës, punuan në dy zona shumë të ndotura nga mbetjet e hedhura tu prej kohësh nga subjete tregtare dhe familje.
Ndërhyrja e parë u bë në periferi të qytetit, në breg të lumit Osum, ku pirgje mbetjesh urbane ishin depozituar prej kohësh aty.
Në aksion me vullnetarët u bashkuan edhe personeli dhe personat me aftësi të kufizuara që strehohen pranë qendrës sociale “Lira”.
Më pas, aksioni u zhvendos në unazën e qytetit ku dy pika që përdoren për hedhjen e mbetjeve nga banorët e zonës ishin shndërruar në landfille ilegale.
Mbi 1.000 thasë me mbetje u mblodhen në këtë aksion të madh, por vullnetarët kërkuan nga bashkia marrjen e masave për vendosjen e kazanëve aty ku nuk ka si dhe ndëshkimin e subjekteve dhe qytetarëve që hedhin mbetjet në zona që nuk janë të miratuara nga bashkia.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...