Nga Mentor Kikia
Edi Rama lëshoi dy batuta, të shtunën në Vlorë, ndërsa fliste për turizmin, të cilat unë dua ti risjell:
“Në drejtim të pastërtisë, kemi bërë përparime. Nga shumë pis, tani jemi pis”.
“Ju që e doni këtë vend, mos e tregoni dashurinë vetëm kur luan kombëtarja, por duke mos e ndotur atë”.
Qeveria e Ramës do të ikë duke mbajtur të njëjtat përgjegjësi dhe të njëjtat dështime në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e mbetjeve.
Por sot dua të merrem me njerëzit. Këto foto i bëra këtë të dielë në Dajt. Shumë njerëz i frekuentojnë lëndinat e parkut. Kaq shumë kishte sa çdo ngastër hapësirë dukej si një mjedis feste. Tymi i zgarave dhe aroma e mishit të pjekur shpërndaheshin ngado.
Por pisllëku ishte i pranishëm, po ashtu, ngado, në çdo cep. Ishin mbetje të vjetra, të një viti më parë ndoshta, e të javëve të fundit. U largova pa pritur fundin e gostisë, pasi nuk do të doja ti shikoja shfrytëzuesit e natyrës të largoheshin njëri pas tjetrit duke lënë aty kanaçet e birrave, qeset e qymyrit, letrat, bidonat e ujit e pampersat e fëmijëve.
Pikërisht!
Ju kam dhj… mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve. Mu në britmat nacionaliste më flamuj kuqezi e në nervin atdhetar që ju preket kur ju shajnë edhe një futbollist shqiptar në Zvicër.
Tregojeni dashurinë për këtë vend, duke e respektuar atë, duke e ruajtur e mbajtur pastër. Askujt nuk i kushton asgjë, që mbeturinat që prodhon ti fusë në një qese e ti zbresë në qytet me makinë.
Ja me sa pak bëhesh atdhetar!
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...