FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Mos u largoni, por ndikoni që vendi ynë të bëhet më i mirë e më i drejtë!

Mar 20, 2019 fml Foto Galeri, Kryesore 0


Shumica e të rinjve që morën pjesë në takimin informues për reformën në drejtësi në bibliotekën e qytetit të Beratit, kur u pyetën nëse kanë në plan të largohen nga Shqipëria kur të mbarojnë shkollën, ngritën dorën për të thënë “po”.

Ata thanë se nuk shikojnë përspektivë në vendin e tyre dhe nuk kanë shpresë.

Mungesa e drejtësisë ka qenë një nga kontribuesit e mëdhenj në vrasjen e shpresës së të rinjve. Drejtuesi i organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, Mentor Kikia, tha se është pikërisht një sistem drejtësie i mangut, i paaftë apo i korruptuar, që ka kontribuar në një luftë jo efikase ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit. Ajo që ka dalë në sipërfaqe deri tani, nga procesi i vetingut, sipas Kikisë, është dëshmi se sa e nevojshme ka qenë ndërmarja e reformës në drejtësi. Mosjustifikimi i pasurisë dhe arsyet shpesh qesharake të gjykatësve dhe prokurorëve, dëshmuan kalbëzimin që kishte prekur sistemin, edhe përtej çdo imagjinate tonën. Por, ajo që duhet të bëjmë të gjithë – tha Kikia – është të ushtrojmë presion ndaj çdo aktori apo faktori politik apo jo politik, që ndikon në bllokimin e reformës, apo vështirëson përparimin e saj.

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, u tha pjesëmarrësve në takim, se ajo që nevojitet është këmbëgulja jonë për ta vazhduar këtë reformë, por edhe durimi, pasi reforma nuk është një proces që kryehet apo përmbyllet në disa muaj. Do të duhet kohë, që sistemi të pastrohet, të ndërtohen institucionet dhe strukturat e reja e më pas ti vëmë ato në funksion.

Profesor Hoxha u bëri thirrje të rinjve që të punojnë fort për tu arsimuar mirë, për të jetuar e punuar në vendin e tyre.

Takimi në Berat u mbajt në kuadër të projektit “Qytetarët për Drejtësinë”, i organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, zyrës së Fondacionit Soros në Tiranë.

Projekti ka për qëllim informimin e qytetarëve dhe nxitjen e tyre për tu bërë protagonistë në vazhdimin e procesit të reformimit të drejtësisë.












Share

  • tweet
Korpusi i Vullnetarëve çel fushatën e aksioneve të pastrimit të plazheve, në Spille largohen qindra thasë me mbeturina Telat që nuk sjellin dritë, por vdekje!

fml

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved