Dec 19, 2023 fml Aktivitete, Kryesore 0
U mbollën fidanët e parë të pishës në bregdetin e Fierit, në kuadër të nismës kombëtarë “Të rimbjellim Pishë-Poron”, një nismë e organizatës Forumi I Mendimit të Lirë. Janë të paktën 350 hektarë që konsiderohen të djegur plotësisht, pa mundësi rigjenerimi, nga Pishë-Poro deri në Darzezë.
1.000 fidanët e parë i dhuroi Agron Duka, kryetar i PAA. Në aksionin e parë të mbjelljes u bënë bashkë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, drejtues dhe punonjës të Agjencisë Kombëtarë te Zonave të Mbrojtura, Ministri i Brendshëm, kryetari Bashkisë Fier dhe punëtorë të kësaj bashkie.
Ishim aty jo thjeshtë për të mbjellë pemët e para, por edhe për tiu drejtuar të gjithëve me një apel, së pari strukturave të qeverisë, por edhe çdo kujt tjetër, biznese dhe individë që ndjejnë përgjegjësinë mjedisore, që të kontribojnë me sa të munden.
Ishim aty për një apel publik për kontribute vullnetare. Bashkia Fier apo vetë agjencia rajonale e zonave të mbrojtura kanë kapacitete të vogla punëtorësh. Pra duhen edhe njerëz për ti mbjellë.
Me anëtarët e Korpusit të Vullnetarëve, një organizim vullnetarist I FML-së, do të kthehemi së shpejti në këtë zonë për të vijuar mbjelljet. Ndërsa jemi duke lobuar për të siguarar donacione të tjera në fidanë.
Nuk po përpiqemi aspak të zëvendësojmë punën dhe detyrimin e qeverisë, por të japim kontributin tonë qytetar.
Organizata I bën thirrje kujtdo që mundet dhe dëshiron të kontribuojë(brenda dhe jashtë vendit) mund të rezervojë fidanët e pishës në fidanishten “SOTA” në Lushnje, me nr tel +355 693203660. Një fidan kushton 200 lekë, ose 2,000 lekë të vjetra, siç jemi mësuar. Nëse nuk mundesh të dhurosh një pemë, mund të ndihmosh duke u regjistruar si vullnetar.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...