Forumi i Mendimit të Lirë u ndal së fundmi në Shëngjin ku drejtuesi Mentor Kikia u kërkoi banorëve që t’i kërkojnë llogaridhënie drejtuesve vendor në lidhje me realizimin e premtimeve të dhëna në fushatën elektorale të kreut të bashkisë.
Në fjalën e tij Kikia tha se nxitja dhe sensibilizimi i publikut për të kërkuar atë çfarë u është premtuar në fushatë elektorale ka dhënë impakte pozitive, jo vetëm në Lezhë por edhe në bashkitë Tiranë, Vlorë edhe Elbasan.
Në Shëngjin banorët kërkuan një vëmendje më të madhe për investimet në fushën e turizimit dhe të infrastrukturës.
Për drejtuesin e Forumit të Mendimit të Lirë, rezultatet janë të prekshme, ndërsa pas pak javësh do të publikohen edhe të dhënat në % të realizimit të premtive të kryebashkiakëve në dy vite qeverisje vendore.
Administratori i Shëngjinit, Tonin Uldedaj deklaron se në këtë zonë turistike premtimet janë realizuar në të shumtën e rasteve, duke sjellë në vemendje sistemin e ri të pastrimit, furnizimin me ujë të pijshëm dhe impiantin e përpunimit të ujërave të zeza.
Takimi u mbajt në kuadër të projektit “Monitorimi i bashkisë për realizimin e premtimeve elektorale dhe rritja e pjesëmarrjes qytetare në qeverisje dhe llogaridhënie, përmes medias sociale”, që po zbatohet me mbështetjen e Projektit “LëvizAlbania” dhe ambasadës së SHBA.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...