FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Elbasan, banorët e zonave rurale, ballafaqim me bashkinë për premtimet elektorale

Mar 22, 2017 fml Kryesore 0


Banorë të disa fshatrave në Bashkinë e Elbasanit, u mblodhen në një takim ballafaques, me drejtues të bashkisë dhe njësive administrative.  Gjatë  takimit ballafaques mes banorëve të zonave rurale me drejtues të bashkisë Elbasan, në kuadër të projektit të organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, “Monitorimi i bashkisë për realizimin e premtimeve elektorale” me mbështetjen e “Lëviz Albania”,  banorët e fshatrave Kozan, Mamël, Dopaj, Shëngjergj, Fikas etj, kërkuan me forcë ndërtimin e rrugës dytësore, përgjatë autostradës së re Toranë-Elbasan.  Ata akuzuan kompaninë e ndërtimit të rrugës, ACTOR, se shkatërroi rrugën dytësore për llogari të punimeve të autostrdës, duke premtuar se do ta ndërtonte atë nga e para. Por jo vetëm që nuk ndërtoi një rrugë të re, por braktisi edhe riparimin e rrugës ekzistuese. Madje disa dhjetra shtëpi kanë mbetur majë kodrave pa asnjë mundësi komunikimi me rrugën pasi nga shkatërrimi i rrugës dytësore(ekzistuese) nuk ka më asnjë mundësi komunikimi.

Duket një ironi e thellë që autostdara kalon mes përmes pesë fshatrave dhe asnjë banor prej tyre nuk ka akses për të udhëtuar në këtë autosradë. Asnjë hyrje – dalje nga ka në autostradë pranë zonave të banura, për banorët që kanë paguar koston e saj, ndërsa e vetmja hyrje është në një zonë ku për të udhëtuar deri atje është një mundim më vete.

Gjatë takimi ballafaques me zyrtarët e bashkisë, banorët kërkuarn që të ndërhyhet nga bashkia për të detyruar kompaninë e ndërtimit të hapë rrugën dytësore, si dhe të krijojë hyrje-dalje në autostrdaë, në mënyrë që të kenë akses edhe ata në këtë rrugë.

“Eshtë ironike që ne të mos kalojmë dot në një autostradë që na ka prishur rrugën, na ka shkatërruar kanalet vaditëse, na ka marrë tokën pa para”- shprehet njëri prej tyre.

Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Klevis Xhoxhi, u tha banorëve se ndërtimi i rrugës dytësore është komptetencë e qeveriosë qëndrore dhe detyrim kontraktual i kompanisë që ndërton. Ai premtoi se bashkia do të ushtrojë presion administrativ ndaj kompanisë për përmbushjen e detyrimit. Banorët kërkuan gjithashtu edhe ndërtimin e një kanali të ri vaditës, si dhe risistemimin e rrugëve të brendshme të fshatrave. Administratori i njësisë Bradashesh Andi Lici, tha se makineritë e bashkisë janë duke punuar në cdo fshat për të riparuar e kryer ato punime që janë në kompetencë të dhe sipas mundësisë financiare të bashkisë.

Takimi ballafaques u organizua në kuadër të projektiti të organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e projektit “Lëviz Albania”, që ka për qëllim të nxisë banorët lokalë të jenë më kërkues ndaj pyshtetit për realizimin e premtimeve elektorale të bashkisë.

Në takim morën pjesë rreth 100 banorë të disa fshatrave, nënkryetari i bashkisë, kryetarë të fshtarve, zyrtarë të urbanistikës së bashkisë dhe nëpunës të njësive administrative të zonave rurale.

Me sygjerimin dhe advokimin e organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, banorët do të organizohen në hartimin e një peticioni drejtuar kompanisë ndërtuese të rrugës, bashkisë, Ministrisë së Transporteve dhe Autoritetit Kombëtar të Rrugëve.









Share

  • tweet
Takim ballafaques në Shëngjin, banorët kërkojnë investime në turizëm dhe infrastrukturë Reagimi i banorëve nxit mbajtjen e premtimeve elektorale (FOTO)

fml

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved