Vjen një tjetër shembull i shkëlqyer se si reagimi i qytetarëve, për të kërkuar llogari nga ata që kanë votuar për t’i qeverisur, jep rezultate. Prej 25 vjetësh banorët e fshatit Almetaj, në njënisë administrative Komsi në Mat, jetonin mes ujërave të zeza të qytetit që derdhen në mes të zonës së tyre të banuar.
Por me advokimin e organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, në kuadër të një projekti për të nxitur reagimin qytetar dhe llogaridhënine, me mbështetjen e Lëviz Albania, brenda 6 muajsh banorët e detyruan bashkinë të fillojë investimin për zgjidhjen e problemit.
Këto janë pamje nga investimi që i jep zgjidhje kësaj problematike:
Gjatë advokimit banorët nënshkruan dy peticione, iu drejtuan disa herë zyrës së kryetarit të bashkisë, duke e takuar, media e ngriti dy herë problemin e tyre dhe më në fund një zgjidhje. Kjo është një dëshmi se ngritja e zërit mund të detyrojë të zgjedhurit të mbajnë premtimet apo zgjidhin problemet.
Deri më sot banorët e fshatit Almetaj jetonin mes ndotjes. Ujërat e zeza të qytetit derdhen pikërisht në rrugën e tyre. Kujtojmë se banorët kërkuan që kryebashkiaku të mbajë premtimet e dhëna në zyrën e tij, në të kundërt ata do të nisnin protestat.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...