Nëse ka korrupsion në drejtorinë arsimore, atëherë do të kemi probleme në shkollë. Nëse ka në ujësjellës, atëherë do të kemi probleme në furnizimin me ujë. Por, nëse ka korrupsion në sistemin e drejtësisë, kemi probleme në çdo hapësirë të jetë. Efekti i tij është 360 gradë. Pasojat janë dramatike për të tashmen dhe tragjike për të ardhmen. Një ndër to është edhe pesimizmi që ka pushtuar shoqërinë. Mungesa e shpresës që ka pushtuar veçanërisht rininë, e cila tashmë ka si objektiv vetëm largimin nga vendi.
Drejtësia e korruptuar është përgjegjëse për gjithçka. Korrupsionin në shëndetësi, korrupsionin në ndërtimin e rrugëve, korrupsionin në qeverisje dhe degradimin e demokracisë.
Nën këtë frymë u diskutua në qytetin e Burrelit, me banorë, shumica të rinj. Në kuadër të projektit “Nxitja e rolit të qytetarëve për vazhdimin e reformës në drejtësi”, organizata Forumi i Mendimit të Lirë, zhvilloi një bisedë me dhjetra banorë në këtë qytet. Pasojat e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe çfarë parashikon reforma- ishte tema e bisedës.
Të rinjtë u ftuan të jenë aktivë, që përmes rrjeteve sociale të ngrejnë zërin ndaj cilësdo forcë politike apo faktor tjetër, që zvarrit apo bllokon miratimin e ligjeve dhe zbatimin e reformës në drejtësi.
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...