Forumi i Mendimit të Lirë, organizoi në Kaninë të Vlorës takimin informues dhe sensibilizues me banorë të zonës në kuadër të projektit “Monitorimi i bashkisë për realizimin e premtimeve elektorale dhe rritja e pjesëmarrjes qytetare në qeverisje dhe llogaridhënie, përmes medias sociale”, që po zbatohet me mbështetjen e ambasadës së SHBA.
Përmes videoprojektorit, para banorëve u shfaqën premtimet elektorale të kryetarit të bashkisë Z. Dritan Leli gjatë fushatës elektorale dhe më pas u diskutua me ta për çfarë është bërë deri tani nga bashkia lidhur me ato premtime. Banorët shprehën pakënaqësi për investimet në fshatin e tyre dhe kërkuan nga bashkia më shumë vëmendje.
Ata renditën një sërë çështjes që sipas tyre janë më emergjente si:
1-Ndërtimi i rrugës Kaninë-Vlorë, një premtim i përhershëm ky, si nga qeveritë qendrore ashtu dhe nga bashkia.
2-Riparimi i ujësjellësit
3-Tërheqja e mbetjeve urbane nga bashkia
4-Ndërtimi i qendrës kulturore të fshatit
5-Rindërtimi i qëndrës urbane të fshatit
6-Ndërtimi i qendrës shëndetësore
7-Rivendosja e ndriçimit publik
Ata shprehen revoltën e tyre edhe për çështjen e ndërtimit të bay pas-it, që sipas tyre po u merret tona dhe po u shkatërrohen ullishtat dhe nuk u bëhet asnjë kompensim, pasi pronat nuk janë regjistruar zyrtarisht.
Banorët u nxitën të kërkojnë plotësimin e këtyre kërkesave duke organizuar nënshkrimin e peticioneve, letrave si dhe formave të tjera të reagimit demokratik.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...