Mos thuaj “duhet bërë”, por bëje. Ndryshimi vjen nga ajo që ti bën dhe jo nga ajo që ti mendon se të tjerët duhet të bëjnë.
10 vjet më parë, me një grup të rinjsh, ne vendosëm që të mos bërtasim për ndotjen e mjedisit ngas sallat e konferencave në Tiranë. Ne vendosëm të mos themi “Shqipëria duhet pastruar”, por ti ftojmë të gjithë, “ejani ta pastrojmë Shqipërinë”.
Tani, pas 10 vjetësh, ne mendojmë se kemi bërë shumë. Vitin e parë, njerëzit në plazhe në flisnin anglisht, pasi mendonin se ishim të huaj. Sepse shqiptarët nuk mund të pastrojnë! Në vitin e parë na shikonin me habi: Ç’janë këta njerëz që mbushin thasët me mbeturina e i ngrejnë në kurriz?
Sot ne konstatojmë se kemi bërë kaq shumë punë, sa nuk do ta bënin dot punëtorë të paguar. Sot ne konstatojmë se kemi prodhuar një model për vullnetarizmin, kemi krijuar një frymë qytetare. Janë me mijëra njerëzit që kanë marrë pjesë në aksionet e pastrimit të plazheve gjatë këtyre viteve.
Sot, në çdo bashki organizohen shkolla e grupe të rinjsh për të punuar vullnetarisht në plazhe. Korpusi i Vullnetarëve është tani një Korporate e vërtetë njerëzish-qytetarë. Sot gjendja në plazhe është shumë më ndryshe, as që mund të krahasohet me atë të 10- viteve më parë.
Faleminderit të gjithëve, vajza e djem, gra e burra që besuat tek ideja ime 10 vjet më parë. Faleminderit që erdhët, punuat dhe tërhoqët të tjerë njerëz pas vetes, duke bërë një ortek.
Ne nuk e ndryshuam dot Shqipërinë, por ndryshimin tonë ne e bëmë. Bëmë që njerëzve të mos u vijë turp të marrin një mbeturinë në rrugë e ta hedhin në kosh. Madje e bëmë vlerë këtë veprim. Edukimi nuk vjen për një vit.
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...