Nga Mentor Kikia
Këtë vit sezoni turistik ka nisur me një mjedis më të pastër. Plazhet dhe parqet janë pastruar. Kam shkelur vetë të gjithë zonën e bregdetit dhe mund të them pa frikë se kemi një mjedis më të pastër. Të shtunën ishim në Llogara. Ishte edhe Ministrja e Turizmit Milva Ekonomi, edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Pastruam 5 hotspote që ishin edhe zonat më të frekuentuara.
Por, a do të mbeten kështu këto mjedise? Padyshim që jo. Sepse qëndrova në anë të rrugës në Llogara dhe për gjysmë ore u hodhën pesë shishe plastike apo kanace nga makinat që udhëtronin. Sepse në plazhet publike njerëzit vazhdojnë t’i lënë mbeturinat e ushqimeve që konsumojnë në rërë.
Sepse në shumicën e plazheve, bashkitë ende nuk kanë vendosur kosha.
Por unë dua t;u drejtohem njerëzve që pushojnë në rërë, në shezllon apo në cadër VIP. Njerëzve që udhtojnë me këmbë, me autobus, me furgon apo më makina që kushtojnë më shumë se një shtëpi: Mos ndotni. S’ju kushton asgjë t’i mbani kanacet apo copat e letrës në makinë e t’i hidhni kur të shikoni një kazan mbeturinash. S’ju kushton asgjë t’i merrni me vetë mbeturinat që keni bërë pas një pikniku në hijen e pemëve. S’ju kushton asgjë që, pasi të coheni nga rëra ku jeni shtrirë tërë ditën, t’i merrni mbeturinat që keni prodhuar.
Dua t’u drejtohen bashkive: Të menaxhosh plazhet nuk do të thotë të marrësh vetëm taksat, por të investosh. Dhe të vendosësh ca kazanë nuk është ndonjë investim i madh. As të ndëshkosh me gjoba restorantet që hedhin mbeturinat nëpër parqe, nuk kushton shumë.
Korpusi i Vullnetarëve, për 6 javë punoi në plazhet e parqet më të mëdha të vendit. Tashmë ne do t’i monitorojmë dhe për herë të parë do t’i klasifikojmë, identifikojmë, plazhet sipas shkallës së pastërtisë. Duke i dalluar me flamuj. Kjo është hera e parë që njerëzit do të paralajmërohen nëse po shkojnë në një plazh të pastër apo të ndotur. Shpresojmë që kështu të hidhen bazat e standardizimit dhe rankimit të plazheve, si në gjithë botën.
Eshtë një punë e përbashkët dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit.
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...