Në parkun e pishave në Spille.
Ndërsa grupi më i madh punonte për pastrimin e plazhit, ne u caktuam të pastronim parkun… Mbetjet nga viti i kaluar duken qartë, por më qartë duken ato që kanë lënë ata që kanë ardhur për piknik këtë pranverë. Pjata, shishe, kanaçe, qese e bidona. Padyshim edhe mbetjet e qymyrit të zgarës.
Dy thasë me mbeturina mbushëm vetëm në një vend. Dhe të mendosh që për pak ditë ky park mbushet aq shumë se nuk ka vend ku të ulesh. Koshat janë vetëm pak metra larg. Bashkia nuk ka çfarë bën më në këtë rast.
Çfarë dreqin ju kushton o jerëz që ato mbeturina ti mblidhni e ti hidhni në kazan? Mungon edukata, padyshim. Dhe derisa këta njerëz të edukohen, në mendojmë se duhet të aplikohen gjoba të rënda, që këta njerëz, mbetjet ti hedhin jo në kazan, por edhe në kroskot të makinës, e të mos u shkojë mendja më ti lënë hallakatur në park….
Dhe, ndërsa i kemi dhënë fund punës, një foto të vogël, për të përshëndetur Raiffeisen Bank, që është bashkëudhëtarja jonë e përvitshmne, në këtë mision të madh pastrimi, edukimi dhe denoncimi.
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...