Për të 10-in vit rradhazi plazhi dhe parku i pishave në Zvërnec, një prej plazheve më të mëdhenj në vend, u pastruan nga aktivistë të Korpusit të Vullnetarëve, lëvizja më e madhe mjedisore në vend.
Ditën e dielë, mbi 140 vullnetarë u rikthyen në Zvërnec në një përpjekje “për të sensibilizuar përmes punës” për të mos ndotur mjediset tona të përbashkëta.
Fatkeqësisht edhe këtë vit mbeturinat kishin pushtuar veçanërisht parkun e pishave.
PER FOTO KLIKO: KETU
Në këtë zonë turistike bizneset vijojnë që të hedhin mbetjet në parkun e pishave, po ashtu edhe qytetarët e papërgjegjshëm lënë aty mbeturinat e prodhuara prej tyre gjatë orëve të pushimit në plazh apo piknikut në zonën e parkut.
PER FOTO KLIKO: KETU
Vullnetarët që morën pjesë në këtë aksion vendosën të hiqnin edhe mbetjet e hedhura nga bizneset kryesisht dhe bënë apelin që kjo situatë të ndryshojë sa më parë.
PER VIDEO KLIKO: KETU
Sakaq në përfundim të aksionit, prej plazhit dhe parkut, u hoqën me qindra thaSë me mbetje.
Aksionet e Korpusit të Vullnetarëve do të vijojnë edhe në javët në vazhdim në zona të tjera turistike të vendit. Bashkohu edhe ti me ne për një mjedis sa më të pastër. #korpusiivullnetareve
PER VIDEO KLIKO: KETU
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...