Dhjetra pika ku hidhen mbeturinat urbane dhe ato inerete, në mënyrë të paligjshme, janë identifikuar në Bashkinë e Elbasanit nga ekspertë të organizatës Forumi i Mendimit të Lirë. Kanale, përrenj, lumenj, mjedise të ndryshme publike, rrugë etj, janë shndërruar nga banorët apo kompanitë që prodhojnë mbetje inerte, në landfille, duke krijuar probleme serioze me mjedisin.
Shumica e pikave të konstatuara janë në kanale dhe perrenj, ku hidhen mbetjet urbane zakonisht, nga banorët lokalë të zonave rurale, të cilët nuk kanë kanazë mbeturinash apo e bëjnë këtë veprim për më shumë lehtësi. Si pasojë e këtyre veprimeve, është rritur edhe shkalla e ndotjes së lumit Shkumbin.
Gjatë kohës kur bien reshje përrenjtë i marrin mbeturinat e i shkarkojnë në lumin Shkumbin, e një pjesë e konsiderueshme e tyre poërfundojnë edhe në det. Por edhe shumë kompani shkarkojnë në brigjet e përrenjve e lumenjve mbetje inerte duke ndikuar në rritjen e shkallës së ndotjes së mjedisit.
Organizata Forumi i Mendimit të Lirë, në kuadër të projektit “Informim-Komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm, me fokus të veçantë mbi menaxhimin e mbetjeve urbane”, mbështetur nga propjekti Senior II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe me mbështetjen e Ambasadës Suedeze, po identifikon pikat ku hidhen mbeturina në bashkitë Elbasan dhe Gramsh.
Ajo u bën thirrje bashkive të marrë masat për pastrimin dhe mbi të gjitha parndalimin e ndotjes së mëtejshme të ketyre ambienteve.
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...