Korpusi i Vullnetarëve çeli këtë të shtunë fushatën e pastrimit të plazheve, duke shënuar vitin e 11-të të aksioneve.
Sot me qindra vullnetarë të ardhur nga Tirana, pastruan plazhin e Spillesë, duke larguar prej brezit të rërës dhe pishave qindra thasë me mbeturina.
PER FOTO DHE VIDEO KLIKONI KETU
Në prag të çeljes së sezonit turistik veror, përveç largimit të mbeturinave prej kësaj zone turistike, brezi i rërës është krehur me krëhër duke hequr çdo mbetje nga siperfaqja.
Korpusi i Vullnetarëve u kërkoi bizneseve të zonës dhe plazhistëve që mbeturinat t’i hedhin nëpër kazanë dhe jo në rërë apo në parkun me pisha.
Aksioni i qindra vullnetarëve, të rinj dhe intelektualë, anëtarë të Korpusit te Vullnetareve, është i rradhës, si pjesë e një fushate që do të zgjasë gjithë sezonit, për t’i ardhur në ndihmë pushtetit vendor për mbajtjen pastër të plazheve.
Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, lëvizja më e madhe vullnetariste mjedisore në vend, për të 11-tin vit rradhazi do të vijojë javët e ardhshme pastrimin nga mbeturinat e zonave turistike dhe jo vetëm.
Misioni vazhdon! Bashkohu edhe ti me Korpusin Shqiptar të Vullnetarëve!
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...