Liria e medias nuk cënohet vetëm atëherë kur ndaj gazetarëve ka presion të drejtëpërdrejtë nga shteti apo organizmat e tij, apo kur gazetarët përndiqen nga ligji, përmes gjobave apo ndëshkimeve të tjera penale.
Gazetarët, në pjesën dërrmuese, ankohen sot për ngushtimin e hapësirave të punës së tyre për shkak të atyre që njihen tashmë si materialet e gatshme të institucioneve publike dhe partive politike.
“Ministrat dhe zyrtarët e tjerë nuk na njoftojnë kur shkojnë në aktivitete. Ose edhe kur mediat informohen mbi aktivitetin, ne nuk lejohemi të filmojmë”.
“Ne nuk jemi në dijeni fare se ku shkon kryeministri, ministrat apo kryetarët e partive. Thjeshtë na vjen njoftimi bashkë me filmimet dhe përgatisim kronikat për lajmet”.
“Edhe kur na njoftojnë ndonjëherë ndodh që zëdhënësat paralajmërojnë se nuk duhet të bëhen pyetje, pasi ministri nuk do të përgjigjet për asgjë”.
“Në televizione transmetohen shpesh të njëjtat lajme, me të njëjtin text dhe të njëjtat intervista, sepse është i njëjti material që është prodhuar nga zyrat e shtypit dhe u është shpërndarë redaksive”.
Këto janë disa nga rrëfimet e gazetarëve dhe redaktorëve, për llogari të projektit ”Materialet e gatshme mediatike, si praktikë që cënon lirinë e medias”- zbatuar nga “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, me mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë.
Organizata Forumi i Mendimit të Lirë, ka zhvilluar intervista me redaktorë dhe gazetarë të politikës si dhe gazetarë lokalë në disa rrethe si Elbasan, Vlorë dhe Shkodër, për të mbledhur perceptimet e tyre lidhur me fenomenin e materialeve të gatshme mediatike dhe ndikimin e kësaj praktike në ngushtimin e lirisë së medias.
Gazetarët janë thuajse të gjithë në të njëjtën linjë, lidhur me nevojën e ndalimit të këtij fenomeni, që ka dëmtuar lirinë e medias, por edhe ka cënuar rëndë profesionalizmin e punës së tyre.
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...