Sep 15, 2020 fml Aktivitete, Kryesore 0
Organizata Forumi i Medimit të Lirë ka vazhduar takimet me gazetarët lokalë, në kuadër të projektit ”Materialet e gatshme mediatike, si praktikë që cënon lirinë e medias”- zbatuar nga “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, me mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë.
Korespondentë të mediave qëndrore dhe gazetarë të mediave lokale në Korçë, morën pjesë në takim dhe ndanë me organizatorët opinionet e tyre lidhur me këtë çështje të rëndësishme për lirinë e medias.
http://https://youtu.be/12IdsN0QnuY
Ata pohuan se zyrtarët e qeverisë në të shumtën e rasteve nuk informojnë kur vizitojnë qytetin apo zona të tjera të qarkut.
“Ne informohemi se ata kanë qenë në rajonin tonë, vetëm pasi shikojmë lajmet në television. Ku dikush ka filmuar dhe përgatitur kronikën televizive” – thotë njëri nga korespondentët.
“Më përpara ishin readaksitë që na njoftonin që për këto vizita, tashmë askush nuk na informon, pasi mesaduket as vetë redaksitë nuk njoftohen”- thjotë një tjetër korespondent.
Lidhur me aktivitetet e pushtetit vendor, gazetarët në Korçë thonë se kanë një komunikim më profesional dhe më transparent.
“Bashkia informon rregullisht për aktivitetet që zhvillon dhe televizionet zgjedhin vetë nëse i ndjekin apo jo këto aktivitete”.
Projekti synon të vjelë mendimet e gazetarëve lokalë lidhur me lirinë e medias dhe fenomenin e materialeve të gatshmë mediatike që prodhojnë zyrat e shtypit të institucioneve publike dhe partive politike.
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...