Sep 17, 2020 fml Aktivitete, Kryesore 0
Ushtrimi i ndikimit mbi mediat për të kontrolluar lajmet që publikohen është një fenomen i shtrirë në mënyrë vertikale, nga pushteti qendror, në isntitucionet vartëse të tij si dhe pushtetin vendor.
Gazetarët lokalë dhe korespondentët e mediave qëndrore në Kukës, janë të gjithë në një mendje ku thonë se liria e medias është ngushtuar së tepërmi. Ata nuk kanë asnjë rast kur ndonjë koleg i tyre të jetë dhunuar apo paditur në gjykatë. Por sërish ata ndjehen shumë të kufizuar. Kjo përmes formave të kontrollit të medias nga pushteti, siç është prodhimi dhe shpërndarja e materialeve të gatshme mediatike, kryesisht televizive.
Asnjë zyrtar i lartë nuk i informon mediat kur shkon në qytetin e tyre dhe ata nuk marrin pjesë në aktivitetet që ata zhvillojnë. Në këtë frymë është edhe pushteti vendor, aktivitetet e bashkisë gjithashtu kontrollohen dhe menaxhohen nga vetë zyra e shtypit e bashkisë, e cila pasi e përgatit materialin ua shpërndan mediave.
Gazetarët theksuan se “dikur” gazetarët futeshin në burg por lajmi ishte i lirë, ndërsa tani ata janë të lirë, por lajmi është “burgosur”.
Organizata Forumi i Medimit të Lirë ka vazhduar takimet me gazetarët lokalë, në kuadër të projektit ”Materialet e gatshme mediatike, si praktikë që cënon lirinë e medias”- zbatuar nga “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, me mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë.
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...