Nov 02, 2026 fml Aktivitete 0
Ngrihet “Grupi i Alarmit” për parkun natyror Shebenik-Jabllanicë!
20 nxënës dhe mësues të shkollës “Isak Alla” ne Zgosht të Librazhdit iu bashkuan “Grupit të Alarmit”, një strukturë vullnetariste lokale, për mbrojtjen e zonave natyrore, në kuadër të projektit PAMACA.
Nxënësit vijnë nga zona që shtrihen brenda Parkut Natyror Shebenilk – Jabllanicë, edhe e shikojnë parkun si shtëpinë e tyre.
Në takimin informues dhe organizativ të këtij Grupi, ishte edhe drejtori i AZDM-së Elbasan, që përfshin edhe këtë park, Z. Ardit Kullafi. Ai bëri një prezantim të parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, florës dhe faunës që rritet në këtë zonë.
Ai ndau edhe lajmin e zbulimit të një tjetër vendbanimi të Rrëqebullit të Ballkanit, një specie e rrallë dhe dikur në zhdukje, që po bën vend gjithnjë e më shumë në pyjet shqiptare.
Përfaqësues të pushtetit vendor, i informuan nxënësit mbi rëndësinë ekologjinë por edhe ekonomike që ka parku natyror për banorët e zonës, të cilët duhet të japin kontributin e tyre për mbrojtjen e tij.
……………….
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “PAMANCA – Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Avokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga “Eco Albania”, në partneritet me “Respublika” dhe “Forumi i Mendimit të Lirë”.
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0