Nov 02, 2026 fml Aktivitete 0
Mos ndot! Mënyra më e mirë për të qenë të pastër.
Punuam me Korpusin e Vullnetarëve në plazhin dhe parkun e pishave në Spille, nën administrim nga Bashkia Rrogozhinë.
Mbetjet e hedhura në mjedise publike dhe në parkun e pishave, kryesisht janë prodhuara nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në plazh.
Është një zonë që ka kosha mbetjesh, thjeshte duhet të ecësh disa metra për të shkuar atje. Dhe si zgjdhje të shpejtë gjejnë pyllin.
Ne pastruam një pjesë të plazhit dhe një zonë të madhe pylli. Por kjo nuk është zgjidhja. Çdo kush duhet të bëhet i përgjegjshëm për atë që shkakton kur hedh mbetjet në park.
Nga ana tjetër, autoritetet duhet “t’ua kujtojnë” bizneseve se kjo është shkelje e ligjit dhe duhet të ndëshkohet.
Falemindertit të gjithë vullnetarëve që vazhdojnë të japin kontributin e tyre, me punë, për të pastruar dhe sensibilizuar, qytetarët dhe pushtetin vendor e qëndror për mbajtjen pastër të mjedisit.
Faleminderit Raiffeisen Bank, që edhe këtë vit është me ne për të na mbështetur në këto punë të mrekullueshme për mjedisn dhe shoqërinë.
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0