FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Fillon rimbjellja e pyllit të Pishë Poros, nisma kombëtare e FML

Dec 19, 2023 fml Aktivitete, Kryesore 0


U mbollën fidanët e parë të pishës në bregdetin e Fierit, në kuadër të nismës kombëtarë “Të rimbjellim Pishë-Poron”, një nismë e organizatës Forumi I Mendimit të Lirë. Janë të paktën 350 hektarë që konsiderohen të djegur plotësisht, pa mundësi rigjenerimi, nga Pishë-Poro deri në Darzezë.

1.000 fidanët e parë i dhuroi Agron Duka, kryetar i PAA. Në aksionin e parë të mbjelljes u bënë bashkë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, drejtues dhe punonjës të Agjencisë Kombëtarë te Zonave të Mbrojtura, Ministri i Brendshëm, kryetari Bashkisë Fier dhe punëtorë të kësaj bashkie.

Ishim aty jo thjeshtë për të mbjellë pemët e para, por edhe për tiu drejtuar të gjithëve me një apel, së pari strukturave të qeverisë, por edhe çdo kujt tjetër, biznese dhe individë që ndjejnë përgjegjësinë mjedisore, që të kontribojnë me sa të munden.

Ishim aty për një apel publik për kontribute vullnetare. Bashkia Fier apo vetë agjencia rajonale e zonave të mbrojtura kanë kapacitete të vogla punëtorësh. Pra duhen edhe njerëz për ti mbjellë.

Me anëtarët e Korpusit të Vullnetarëve, një organizim vullnetarist I FML-së, do të kthehemi së shpejti në këtë zonë për të vijuar mbjelljet. Ndërsa jemi duke lobuar për të siguarar donacione të tjera në fidanë.

Nuk po përpiqemi aspak të zëvendësojmë punën dhe detyrimin e qeverisë, por të japim kontributin tonë qytetar.

Organizata I bën thirrje kujtdo që mundet dhe dëshiron të kontribuojë(brenda dhe jashtë vendit) mund të rezervojë fidanët e pishës në fidanishten “SOTA” në Lushnje, me nr tel +355 693203660. Një fidan kushton 200 lekë, ose 2,000 lekë të vjetra, siç jemi mësuar. Nëse nuk mundesh të dhurosh një pemë, mund të ndihmosh duke u regjistruar si vullnetar.

Share

  • tweet
Vullnetarizmi si mjet edukimi dhe sensibilizimi Organizata Forumi i Mendimit të Lirë publikon studimin: Lajmet e gatshme, cënim i lirisë së medias

fml

Related articles
  • Natyrës duhet ti shërbejmë që të na shërbejë!
    Natyrës duhet ti shërbejmë që të...

    Nov 02, 2026 0

  • Parqet nuk mbahen pastër vetëm duke pastruar!
    Parqet nuk mbahen pastër vetëm duke...

    Nov 02, 2026 0

  • Një tjetër punë e mrekullueshmë e vullnetarëve!
    Një tjetër punë e mrekullueshmë e...

    Nov 02, 2026 0

  • Mos ndot! Mënyra më e mirë për të qenë të pastër.
    Mos ndot! Mënyra më e mirë për të...

    Nov 02, 2026 0

More in this category
  • Natyrës duhet ti shërbejmë që të na shërbejë!
    Natyrës duhet ti shërbejmë që të...

    Nov 02, 2026 0

  • Parqet nuk mbahen pastër vetëm duke pastruar!
    Parqet nuk mbahen pastër vetëm duke...

    Nov 02, 2026 0

  • Një tjetër punë e mrekullueshmë e vullnetarëve!
    Një tjetër punë e mrekullueshmë e...

    Nov 02, 2026 0

  • Mos ndot! Mënyra më e mirë për të qenë të pastër.
    Mos ndot! Mënyra më e mirë për të...

    Nov 02, 2026 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Në shesh për të mbrojtur Zvërnecin!
    Në shesh për të mbrojtur Zvërnecin!

    Jun 02, 2026 0

    Share
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved