Jul 15, 2015 FML Aktivitete, Foto Galeri, Kryesore 0
Mbi 150 vullnetarë nga Tirana dhe Vlora si dhe administrata e Komunës Qendër, që administron këtë zonë turisitke, punuan duke mbledhur mbi 1.200 thasë me mbeturina. Situata në këtë plazh, e vecanërisht në parkun e pishave, ishte thuajse e njëjtë, në mos më e renduar se vitin e kaluar.
Drejtuesi i Korpusit të Vullnetarëve tha se ndërsa sot janë ngritur të gjithë në këmbë kundër mbeturinave, nga vullnetarët e mjedisit deri të forcat speciale të ushtrisë, dhe kjo është një gjkë shumë e mirë, pasi tregon se alarmi I dhënë në mënyrë të vazhdueshme për nivelin e ndotjes ka arritur në majën e piramidës shtyetërore.
Por Mentor Kikia mendon se nuk është kjo zgjidhja. “Ky park që ne po pastrojmë sot – tha Kikia –është dëshmi e qartë se vetëm pastrimi nuk është zgjidhje. Përderisa ne kemi 5 vjet që pastrojmë bregdetin dhe parqet dhe sërish ata janë të ndotur do të thotë se nuk është kjo zgjidhja e vetme dhe përfundimtare. Vërtet pastrimi i shërben çeljes së një sezoni turistik të mbarë, por zgjidhja është forca e ligjit”,- tha ai.
Në parkun e pishave të Zvërnecit janë mbeturinat e lokaleve ato që prodhojnë më shumë ndotje. Janë ato që pronarët i hedhin pikërisht në pyll mbetjet e restoranteve të tyre. Janë mbeturinat që lënë qytetarët gjithashtu. Ndaj ndërsa shoqëria civile merret me pastrimin dhe sensibilimzimin e shoqërisë, qeveria nuk duhet të marrë thesin e të pastrojë vetë. Ne e mbeshtesim reagimin e qeveriosë për të angazhuar njerëz në terren, qoftë ushtrinë qoftë duke mbështetur shoqata të ndryshme. Por më shumë sesa kaq, qeveria duhet të vërë në lëvizje strukturat ligj-zbatuese e të ndëshkojë pronarët e restoranteve, të ndëshkojë qytetarët që frekuentojnë parqet dhe lënë mbeturinat ku të munden si dhe pushtetin vendor që nuk vendos kosha”.
Vetëm kështu -tha Kikia- mund të zgjidhjet kjo gangrenë e madhe e shoqërisë sonë. “Ne mund të bëjmë vetëm kaq, të pastrojmë dhe të bërtasim ndaj gjithkujt që ndot, ndërsa qeveria të mos bëjë të njëjtën gjë që bëjmë ne, por të bëjë atë që s’e bëjmë dot ne, të zbatojë ligjin, të veprojë me forcë mbi ata që hedhin mbeturina në përrenj e lumenj, mbeturina që më pas shkojnë në det”,- theksoi ai.
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...