Nga Mentor Kikia
Unë jam shumë dakord për ndalimin e qeseve të vogla që përdoren masivisht në tregje. 7 vjet më parë, në ditën e mjedisit, me një grup njerëzish që u dhëmb ky vend, ne kërkuam miratimin e një ligji për këtë gjë. Por nuk na dëgjoi njeri.
Unë jam nga ata njerëz që kam shkruar kaq shumë për këtë problem, për lumenjtë e mbushur me mbeturina, për pemët e veshura me qese e rraqe, për detin e mbushur me bidona… Dhe po kaq shumë kam punuar për të pastruar këtë mizerje.
Por kur e dëgjoj këtë nismë, më duket me shumë një eufori për të qenë “vendi i parë në Europë pa qese”, sesa një përpjekje serioze për ta zgjidhur këtë problem që na ka zënë frymën. Jo, ne s’mund të jemi vendi i parë në Europë për asgjë të mirë. Ndajeni mendjen. Nëse do të ishte një gjë e mirë kjo, do ta kishin bërë të tjerë para nesh, nuk jemi ne të zgjuarit që na vgajti mendja tani.
Dakord, qeset e holla ti ndalojmë. Po bidonat që mbushin detin? Po kanaçet, shapkat, rraqet e vjetra….? A duhet ti ndalojmë të gjitha? Jo! Sepse nuk mundemi. Sepse nuk është faji i tyre që mbushet vendi, por është faji jonë që i hedhim vend e pa vend. Eshtë faji i qeverisë dhe bashkive që nuk i mbledh mbetjet, është faji i të gjithëve që nuk i ndajmë sipas kategorive, është faji ynë që nuk i riciklojmë…
Ja pra që ndalimi i qeseve nuk zgjidh asgjë, ose zgjidh shumë pak. Ndaj pas qeseve, të merrezmi seriozisht me këtë çështje, pasi me ndalime nuk i dilet.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...