Nga Mentor Kikia
Vendi ynë është në një situatë emergjente mjedisore. Të qelbur nga maja e malit deri në breg të detit. Kam dëgjuar shumë njerëz të më thonë: Nuk është kjo zgjidhja. Kot që pastroni, pasi vendi ndotet sërish. Padyshim që e di këtë. Eshtë një e vërtetë trishtuese. Por, nëse çdo vit, ne nuk do të punonim, ato parqe e plazhe do të ishin sot të mbushur me pirgje mbetjesh. Mbi të gjitha, ajo që ne bëjmë nuk është vetë pastrim, është një formë proteste ndaj atyre që ndosin. Qeveria po përpiqet të gjejë mënyra të sforcuara për ta frenuar këtë maskaradë, siç është vendimi për ndalimin e qeseve.
Unë kam këmbëngulur me kohë për dy mënyra:
1-Investime për ndërtimin e rrjetit të grumbullimit, ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve.
2-Gjoba, masa të rënda, shumë të rënda, ndaj atyre që i lënë apo hedhin mbeturinat në rrugë.
Mua mund të më vijë keq për një njeri që arrestohet pse ka vjedhur energji, por kurrë s’do të më vijë keq nëse ndëshkohet, me çfarëdolloj mase, një njeri që hedh, qoftë edhe një kanaçe apo bidon në rrugë, apo që shkon në piknik e lë në park shishe, bidona, kanaçe, letra e qese.
(Foto me poshte: Nga puna per pastrimin e parkut te Semanit, nje jave me pare)
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...