FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!

Sep 10, 2020 fml Kryesore 0


Liria e medias nuk cënohet vetëm atëherë kur ndaj gazetarëve ka presion të drejtëpërdrejtë nga shteti apo organizmat e tij, apo kur gazetarët përndiqen nga ligji, përmes gjobave apo ndëshkimeve të tjera penale.

Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!9

Gazetarët, në pjesën dërrmuese, ankohen sot për ngushtimin e hapësirave të punës së tyre për shkak të atyre që njihen tashmë si materialet e gatshme të institucioneve publike dhe partive politike.

“Ministrat dhe zyrtarët e tjerë nuk na njoftojnë kur shkojnë në aktivitete. Ose edhe kur mediat informohen mbi aktivitetin, ne nuk lejohemi të filmojmë”.

Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!10

“Ne nuk jemi në dijeni fare se ku shkon kryeministri, ministrat apo kryetarët e partive. Thjeshtë na vjen njoftimi bashkë me filmimet dhe përgatisim kronikat për lajmet”.

Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!6

“Edhe kur na njoftojnë ndonjëherë ndodh që zëdhënësat paralajmërojnë se nuk duhet të bëhen pyetje, pasi ministri nuk do të përgjigjet për asgjë”.

“Në televizione transmetohen shpesh të njëjtat lajme, me të njëjtin text dhe të njëjtat intervista, sepse është i njëjti material që është prodhuar nga zyrat e shtypit dhe u është shpërndarë redaksive”.

Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!2

Këto janë disa nga rrëfimet e gazetarëve dhe redaktorëve, për llogari të projektit ”Materialet e gatshme mediatike, si praktikë që cënon lirinë e medias”- zbatuar nga “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, me mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë.

Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!7

Organizata Forumi i Mendimit të Lirë, ka zhvilluar intervista me redaktorë dhe gazetarë të politikës si dhe gazetarë lokalë në disa rrethe si Elbasan, Vlorë dhe Shkodër, për të mbledhur perceptimet e tyre lidhur me fenomenin e materialeve të gatshme mediatike dhe ndikimin e kësaj praktike në ngushtimin e lirisë së medias.
Gazetarët janë thuajse të gjithë në të njëjtën linjë, lidhur me nevojën e ndalimit të këtij fenomeni, që ka dëmtuar lirinë e medias, por edhe ka cënuar rëndë profesionalizmin e punës së tyre.

Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!8 Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!4 Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!2 Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!3 Ju qëndroni në redaksi, lajmin ua përgatisim ne!1

Share

  • tweet
Ministrat me ekipe televizive “private” Korpusi i Vullnetarëve çel fushatën e aksioneve të pastrimit të plazheve, në Spille largohen qindra thasë me mbeturina

fml

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved