FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Mbrojtja e Parkut Kombëtar të Lurës, detyrë edhe e çdo banori!

Nov 02, 2026 fml Aktivitete 0


Mbrojtja e Parkut Kombëtar të Lurës, detyrë edhe e çdo banori!

Lura është një nga Parqet Natyrore më të rëndësishme në vend. Ndër vite, zjarret dhe prerjet e pyjeve e kanë dëmtuar parkun në një shkallë të konsiderueshme.
Projekti “PAMANCA” po punon, ndër të tjera, për të organizuar grupe të komunitetit lokal që të bashkëpunojnë me struktuart shtetërore që janë përgjegjëse për menaxhimin dhe mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura Natyrore.

16 nxënës të Shkollës së Bashkuar në Lurë, mësues dhe sipërmarrës të zonës u bashkuan në një organizëm vullnetar të quajtur, “Grupi i Alarmit”, të cilët do të shërbejnë si partnerë të institucioneve, duke sinjalizuar dhe informuar ato në raste:
-Zjarresh!
-Prerjes së pemëve!
-Hedhjen e mbetjeve inerte dhe urbane!
Nxënësit morën trajnime për përdorimin e “Gazetarisë së Telefonit”(MoJo), si mjet për të bërë promovimin e zonës së tyre si dhe për të dokumentuar raste të dëmtimeve për të informuar institucionet.

Gjatë sesionit të informimit dhe organizmit të “Grupit të Alarmit”, nxënësit morën edhe trajnime praktike mbi përdorimin e fikësave të dorës kundër zjarrit, si dhe morën pjesë në ushtrime demonstruese të operacioneve reale të zjarrfikësve në terren.
Më parë, në kuadër të këtij projekti është ngritur një tjetër grup lokal veprimi, për monitorimin e ligjeve dhe vendimeve që lidhen me zonat e mbrojtura, dhe “Grupet e Alarmit” do të bashkëpunojnë dhe koordinojnë me të, në shërbim të ruajtjes së natyrës.
………………….
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “PAMANCA – Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Avokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga “Eco Albania”, në partneritet me “Respublika” dhe “Forumi i Mendimit të Lirë”.
P.S: Pikëpamjet e shprehura në këtë informacion nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian!





Share

  • tweet
Mbrojtja e natyrës fillon me mbajtjen pastër të saj! Rreth 90 vullnetarë, anëtarë të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, punuan për pastrimin e një pjesë të plazhit publik në bregdetin e zonës turistike Bashtovë.

fml

Related articles
  • Natyrës duhet ti shërbejmë që të na shërbejë!
    Natyrës duhet ti shërbejmë që të...

    Nov 02, 2026 0

  • Parqet nuk mbahen pastër vetëm duke pastruar!
    Parqet nuk mbahen pastër vetëm duke...

    Nov 02, 2026 0

  • Një tjetër punë e mrekullueshmë e vullnetarëve!
    Një tjetër punë e mrekullueshmë e...

    Nov 02, 2026 0

  • Mos ndot! Mënyra më e mirë për të qenë të pastër.
    Mos ndot! Mënyra më e mirë për të...

    Nov 02, 2026 0

More in this category
  • Natyrës duhet ti shërbejmë që të na shërbejë!
    Natyrës duhet ti shërbejmë që të...

    Nov 02, 2026 0

  • Parqet nuk mbahen pastër vetëm duke pastruar!
    Parqet nuk mbahen pastër vetëm duke...

    Nov 02, 2026 0

  • Një tjetër punë e mrekullueshmë e vullnetarëve!
    Një tjetër punë e mrekullueshmë e...

    Nov 02, 2026 0

  • Mos ndot! Mënyra më e mirë për të qenë të pastër.
    Mos ndot! Mënyra më e mirë për të...

    Nov 02, 2026 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Në shesh për të mbrojtur Zvërnecin!
    Në shesh për të mbrojtur Zvërnecin!

    Jun 02, 2026 0

    Share
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved