Nov 02, 2026 fml Aktivitete 0
Velipojë, të rinjtë angazhohen në mbrojtje të Parkut Natyror!
Vazhdon të konsolidohet angazhimi dhe bashkëpunimi mes banorëve lokalë dhe institucioneve për mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura, në kuadër të projektit PAMACA.
20 të rinj, nxënës në Shkollën e Mesme e Bashkuar “Nikollë Zogorjani” në Velipojë, pas u organizuan në strukturën vullnetariste, “Grupi i Alarmit”, morën trajnime teorike dhe praktike për të përdorur gazetarine e telefonit “Mobile Journalism – MoJo”, për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore si ADZM, Inspektoriatin e Mjedisit, Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, pushtetin vendor etj, për të informuar në raste të konstatimit të dëmtimeve në zonën e mbrojtur.
Projekti PAMACA ka ngritur ndërkohë grupin Lokal të Veprimit, me përfaqësues të institucioneve në nivel vendor pranë zonës së mbrojtur Bunë-Velipojë, dhe të rinjtë do të bashkëpunojnë me të për të mbështetur përpjekjet në mbrojtje të mjedisit natyror.
…………….
Ky aktivitet është pjesë e një fushate në kuadër të projektit “PAMANCA – Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Avokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga “Eco Albania”, në partneritet me “Respublika” dhe “Forumi i Mendimit të Lirë”.
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0