Nov 02, 2026 fml Aktivitete 0
Mbrojtja e natyrës fillon me mbajtjen pastër të saj!
Me aktivitetet e Korpusit të Vullnetarëve u zhvendosëm nga bregdeti në zonat malore. Lura ishte destinacioni i radhës.
Lura është një nga Parqet Natyrore më të rëndësishme në vend. Ndër vite, zjarret dhe prerjet e pyjeve e kanë dëmtuar parkun në një shkallë të konsiderueshme. Por edhe ndotja nga mbetjet që hedhin ata që e frekuentojnë natyrën është duke u kther në një shqetësim të madh.
Për këtë arsye ne synuam që të sensibilizojmë të rinjtë dhe fëmijët e zonës, për të ndihmuar në mbrojtjen e parkut.
Me dhjetra nxënës dhe të rinj të zonës u organizua një aksion për pastrimin e mjedisit, në një pjesë të parkut në zonën e Lurës.
Veç punës për pastrimin e mjedisit, të rinjtë bëjnë apel për mbrojtjen e parkut nga dëmtimet e tjera, veçanërisht zjarret.
Ky aktivitet u zhvillua me mbeshtetjen e OSSH-së.
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0
Nov 02, 2026 0