Dhjetra vullnetarë nga Tirana së bashku me administratën që menaxhon zonën turistike të Zvërnecit në Vlorë, punuan sot duke mbledhur qindra thasë me mbeturina.
Korpusi i Vullnetarëve përmes aksionit të sotëm në parkun e pishave në Zvërnec bëri thirrje për turizëm pa mbeturina.
Ndotja në parkun e pishave, ishte sërish në nivele alarmante, sikurse edhe vitet e shkuara.
Në këtë park janë mbeturinat e lokaleve ato që prodhojë më shumë ndotje. Në park po ashtu janë mbeturinat që lënë qytetarët.
Korpusi i Vullnetarëve prej vitesh ngre zërin që qeveria duhet të vërë në lëvizje strukturat ligj-zbatuese e të ndëshkojë pronarët e restoranteve, të ndëshkojë qytetarët që frekuentojnë parqet dhe lënë mbeturinat ku të munden.
Nga pushteti vendor kërkohet të vendosë koshë edhe në pjesën e parkut.
Shokues ishte fakti që në parkun e pishave u gjetën qeset me mbeturina, të cilat vullnetarët i kishin grumbulluar vitin e shkuar dhe lënë buzë rrugës, ku pretendohej se do të kalonte makina e komunës për transportimin e tyre.
Aksioni i së dielës në Zvërnec ngre sërish fuqishëm zërin se Shqipëria ka nevojë vërtet të pastrohet dhe mbi te gjitha të ndërgjegjësohen njerëzit që të jenë miqësorë me mjedisin.
Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, lëvizja më e madhe vullnetariste mjedisore në vend, për të 9-tin vit rradhazi do të vijojë javët e ardhshme pastrimin e zonave turistike dhe jo vetëm.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...