Liqeni i Hidrocentralit të Banjës është si një bekim për Gramshin. Atë që nuk e kanë bërë qeveritë ndërvite, mund ta bëjë pikërisht liqeni, duke thithur investitore përgjatë gjithë bregut të tij. Por ai ka një kërcënim serioz. Ndotjen nga mbeturinat. Që tani ka filluar të ndjehet efekti i hedhjes së mbetjeve përgjatë shtratit të lumit Devolla dhe nëpër përrenj nga banorët e zonave rurale, të cilat përfundojnë në sipërfaqe të uji, pa kaluar dot përgjatë rrjedhës së lumit.
Gjatë një takimi me kandidatë të opozitës dhe banorë në Gramsh, ne ngritëm dhe sygjeruam pikërisht problemin e ruajtjes së liqenit si një aset i rëndësishëm ekonomik i qytetit dhe krahinës.
U kërkuam kandidatëve të konsiderojnë prioritet cështjen e mjedisit në këtë zonë, para se liqeni të shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh, si liqeni i Fierzës në Kukës. Kërkuam të dimë për planet konkrete që do të hartojnë ligjvënësit e djathtë për të disiplinuar mbledhjen e mbetjeve në këtë krahinë.
Kandidatët për deputetë Edmond Spaho dhe Gavrosh Zela, deklaruan se do të hartojnë një projekt të posacëm, për të mbështetur njësitë vendore, për të bërë mbledhjen e mbetjeve edhe në zonat rurale në mënyrë që të shmanget hedhja e tyre në lumë e përrenj. Do të punojnë për një projekt që synon ripyllëzimin e zonave të shkatërruara pyjore si dhe do të kërkojnë mbështetjen e projekteve për ndërtimin e infrastrukturës në zonat natyrore si Ujëvara e Sotirës dhe zona të tjera me vlera të pasura turistike, që mund t’i shërbejnë zhvillimit të krahinës.
Gjatë këtij takimi gati gjysma e kokës së diskutimeve kushtua pikërisht problemeve të mjedisit.
Forumi i Mendimit të Litrë, me mbështetjen e projektit Senior II, një project I REC me financimin e Ambasadës Suedeze, ka ndjekur takimet elektorale të partive në Elbasan dhe Gramsh për të sygjeruar cështje mjedisore të zonës si ndhe për të nxitur banorët të kërkojnë nga kandidatët më shumë vëmendje për cështjete e mjedisit.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...